TEKST MANIPULATIV PËR FLETËVOTIMET E PAVLEFSHME QË HUTON PUBLIKUN

 

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

 

Pretendime të pasakta dhe tendencioze për fletëvotime të pavlefshme në favor të një partie të caktuar politike janë shpalosur në tekstin me titull: „SKANDAL me vlerë sa 4 deputetë! VMRO-DPMNE-së i janë marrë 20 000 VOTA pas mashtrimit që bëri LSDM-ja“, të pulikuar në portalin vecer.mk, më datë 19.07.2020.

Teksti është senzacionalist dhe e huton publikun duke i prezantuar përfundime të gabuara për vendimet në lidhje me ankesat e një partie politike të caktuar nga ana e KSHZ-së, duke e diskualifikuar kështu punën e këtij institucioni vetëm mbi bazë të qëndrimeve të pavërtetuara personale dhe partiake.

Pa dëshmi bindëse, pa citim të dokumenteve zyrtare dhe burimeve relevante, në tekst  pretendohet se KSHZ-ja është dashur ta pranojë ankesën e VMRO-DPMNE-së për fletëvotimet e pavlefshme në të cilat është shlyer fjala E veriut nga emri i shtetit. Pastaj, prezantohet qëndrimi se pjesa më e madhe e fletëvotimeve të pavlefshme duhet të shkojnë në konton e VMRO-DPMNE-së, sepse në to ka qenë i rrethuar numri 14, që ishte edhe numri rendor i koalicionit „Ripërtëritja e Maqedonisë“.

Pretendimet e tilla janë shpalosur vetëm mbi bazë të mendimit të „koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja“, por në asnjë vend nuk është theksuar burim konkret nga partia, e as që është dhënë pasqyrë e detajuar e fletëvotimeve të pavlefshme sipas vendvotimeve për të cilat ka ankesa. Autori nuk thirret as edhe në aktet dhe rregulloret ligjore për procedurat zgjedhore, por thjesht i tregon qëndrimet e një partie të caktuar politike dhe vetë ai sjell përfundime, që bie ndesh me standardet themelore të raportimit profesional.

Me fillimin e procesit zgjedhor, e me qëllim për t’i eliminuar të gjitha spekulimet në publik, zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani, si dhe kryetari Oliver Derkoski, e theksuan qartë se cila fletë votimi konsiderohet e vlefshme, duke theksuar në veçanti se nëse në fletëvotim do të shlyhet fjala „E veriut“, ajo fletë votimi do të konsiderohet si e pavlefshme.

nenin110 të Kodit zgjedhor thuhet se „Zgjedhësi, votimin e bën në atë mënyrë që e rrethon numrin rendor para parashtruesit të listës, përkatësisht numrin rendor para kandidatit për të cilin është përcaktuar të votojë dhe fletëvotimit të palosur para se ta hedhë në kutinë për votim.

nenin 115 të Kodit zgjedhor është sqaruar se Për fletëvotim të vlefshëm konsiderohet edhe ai fletëvotim nga i cili në mënyrë të sigurt dhe pa mëdyshje mund të konstatohet se për cilën listë të kandidatit përkatësisht listë të kandidatëve ka votuar zgjedhësi“. Përveç kësaj, në Udhëzuesin për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme të KSHZ-së është dhënë sqarim se cila është mënyra e sigurt dhe pa mëdyshje e shprehjes së vullnetit të votuesve dhe është shënuar se „Fleta e votimit është e pavlefshme nëse nuk është e plotësuar në mënyrën e paraparë me Kodin zgjedhor dhe me këtë Udhëzues, nëse është shlyer pjesërisht ose tërësisht, nëse janë rrethuar më shumë lista të kandidatëve...“, me çka në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje është përcaktuar se kur konsiderohen si të vlefshme fletëvotimet.

Në tekst hidhen edhe akuza drejt në partie politike për mashtrim mbi bazë të dy prinscreen nga postime në Facebook, që kanë të bëjnë me thirrje për shlyerje të fjalës „E veriut“ dhe shënimin e fjalës „Kurrë“. Por, kjo i ka mjaftuar autorit që të vijë në përfundimin se fletëvotimet e pavlefshme janë „pasojë e mashtrimit nga LSDM-ja që publikonin thirrje të rreme në rrjetet sociale“.

Është e paqartë se nga e ka nxjerrë autori informacionin se nga gjithsej 31.564 fletëvotime të pavefshme, rreth  20 000 janë si rezultat i  „thirrjeve mashtruese të LSDM-së“, e sidomos përfundimin se me vendimin e KSHZ-së për mospranimin e këtyre fletëvotimeve “VMRO-DPMNE-së i janë marrë të paktën tre deri në katër deputetë”.

Gazetari nuk duhet të bëjë kalkulime për rezultatet e zgjedhjeve dhe mandatet e fituara, si dhe të akuzojë për mashtrim pa pasur dëshmi relevante. Ai duhet t’i respektojë vendimet e institucioneve shtetërore dhe publike dhe të lejojë që organet kompetente ta sankcionojnë çdo shkelje të të drejtës së votës. Gazetari duhet t’i respektojë ligjet e shtetit, mirëpo nuk do të publikojë ose fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik, thuhet në nenin 5  të Kodit etik të gazetarëve.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.