Ivanov dhe Gruevski në sinkron fusin frikë për federalizim
Тврдењето дека само Груевски и Иванов гледаат загрозеност на државата, федерализација, кантонизација, итн, е вистина, т.е. докажливо е со факти дека приказната потекнува само од нив двајца и со континуирно јавување во јавност на седум до десет дена, на таа приказна ѝ се долева погонско гориво
Nënkryetarja e LSDM-së dhe deputete në Kuvend Radmilla Sheqerinska në debatin televiziv në Alsat-M, mes tjerash dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të vërtetë:
Sheqerinska: …Ata (VMRO-DPMNE) sot janë përplot me teza se dikush do të bëj puç në Maqedoni. Puçistët e vetëm në shtet janë njerëzit të cilët nuk lejojnë transferimin e qeverisë. Për këtë them, propaganda është e fuqishme dhe dëshiron të na bind në punë të cilët askush askund nuk i përmend. Do me thënë, askush në këtë moment, përveç Gruevskit dhe Ivanovit, nuk flet për federalizim. Askush, përveç Ivanovit dhe Gruevskit nuk e vënë në pyetje unitetin e shtetit. Por, ky është ai helm i cili shërbehet në doza të rregullta dhe unë pajtohem se përbën problem…
ARSYETIM:
Deklarata e nënkryetares së LSDM-së dhe deputetes, Radmilla Sheqerinska, është pjesë e TV debatit të Alsat – M me 20.04.2017, nëse hiqen formalizmat e përdorura gjatë trajtimit temës, është e vërtetë.
Me formalizim mendohet për deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe disa ekspertë dhe analistë të cilët janë të afërt me partinë dhe i flasin të njëjtat gjëra, por, në të vërtetë, bëhet fjalë për përsëritje të qëndrimeve të cilat janë thënë më parë nga lideri i partisë Nikolla Gruevski ose nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe të cilët në vazhdimësi përsëriten në hapësira kohore të ndryshme.
Të kujtohemi prej ku dhe kur me intensitet filluan frikësimet se LSDM, së bashku me partitë BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, do t’a kantonizojnë, federalizojnë e do t’a ndajnë Maqedoninë.
Përhapja e këtyre tezave ka filluar vetëm dy ditë prej kur VMRO-DPMNE dhe BDI nuk arritën marrëveshje koalicioni për qeverinë e ardhme pas 20 ditëve negociata, kur të nesërmen VMRO-DPMNE kumtoi shkurt, duke mos dhënë arsye se nuk ka arritur që të merren vesh dhe se daljen nga kjo e shohin në zgjedhjet e reja.
Prej ku, duke u thirru në praktikën kushtetuese dhe në praktikën e më shumë vendeve me sistem demokratik, LSDM dhe partitë e tjera kërkuan marrjen e mandatit dhe prej ku u bë e qartë se ata qëllime janë serioze dhe do të ketë sukses në formimin e shumicës, filluan deklaratat, së pari nga Ivanov, ndërsa më pas nga Gruevski, edhe atë janë përsëritur shumë shpesh edhe në opinionin vendor edhe në opinionin ndërkombëtar.
Filloi Ivanov me deklaratën me 01.02.2017, kur pas konsultimeve më të gjithë partitë politike vendosi dy kushte për dhënien e mandatit partive të tjera përveç VMRO-DPMNE-së, përgjatë të cilës kushti i dytë ishte siguri për unitetin…
Prej atyre të cilët e përbëjnë qeverinë e re kërkojë që në programin e tyre të kenë dy prioritete kyçe:
Së pari, mbrojtja e interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, me çka nënkuptohet ruajtja dhe përforcimi i karakterit unitar të shtetit. (Ivanov- deklarata me 01.02.2017)
Prej kur u bë e qartë se shumicë do të ketë dhe atë do ta udhëheq LSDM-ja, paraqitet Gruevski me porosinë e parë se shteti është i rrezikuar.
Arsyeja kryesore për të gjithë operacionin e disa qendrave të jashtme ndaj Maqedonisë është ndryshimi i emrit të shtetit dhe ndërrimi i identitetit…Dytësore është kjo të cilën e dëgjojmë për dygjuhësinë dhe shndërrimin e Maqedonisë në shtet binacional. Pas dygjuhësisë me siguri do të vazhdojnë edhe punë të tjera. Ndoshta do të shkohet, edhe kah federalizimi dhe kantonizimi, etj., por çelësi se përse ka filluar operacioni, është ndërrimi i emrit…(Gruevski – intervista me 26.02.2017)
Më pas vazhdon deklarata e Ivanovit që nuk e jep mandatin për shkak se ka pasur dy pengesa, prej të cilave njëra është formale, ndërsa e dyta që është rrezikuar shteti dhe influenca nga qendra të jashtme:
Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e çuar në shërbim të nënshtrimit në raport me një vend tjetër. Me këtë platformë, Republika e Maqedonisë është e kushtëzuar, ndërsa uniteti i saj, sovraniteti dhe pavarësia janë rrezikuar. (Ivanov – deklarata me 01.03.2017)
Më pas, përsëri vazhdon Gruevski, si mbështetës i Ivanovit:
Numër më ta madh të votave të maqedonasve i mori VMRO-DPMNE. LSDM u mund, edhe pse kishte numër të madh te votave, një pjesë e tyre prej maqedonasve, një pjesë të shqiptarëve, përsëri ata nuk kanë shumicë. Ashtu që ky koalicion, në një far mënyrë, maqedonasit në RM, shumica maqedonase do të jetë në opozitë. Shumica shqiptare do të jetë në qeveri…
…Nuk mund që të lejojmë që LSDM dhe BDI të formojë qeveri, sepse me implementimi e platformës shkelet Kushtetuta dhe uniteti i vendit, dhe me dhunë futet binacionaliteti në një shoqëri multietnike. (Gruevski – intervista, 05.03.2017)
Pas dy javëve përsëri paraqitet Gruevski me të njëjtat teza për rrezikshmëri:
Me zbatimin e planit për dygjuhësinë në të gjithë territorin, vjen deri te binacionaliteti, federalizimi dhe në fund ndryshimi i emrit dhe identitetit
Ky është një plan të cilin vetëm populli do ta ndalojë. Unë thash se shteti është i sulmuar, VMRO ka vetëm 51 deputet, nuk ka 61 ose 63 siç dëshiruam dhe nuk mundëm vet që ta mbrojmë në parlament, është e nevojshme që populli të mbrojë shtetin, sepse ka mundësi që të mos jetë më. Dhe të mos del që nuk ju kam thënë këtë, e them edhe e përsëris: shteti mund që të mos jetë më, nëse ngelet e në duart e këtij njeriu (Zaev) dhe skenarët e tij për të realizuar planet e tyre. (Gruevski – Intervista, 19.03.2017)
Më pas, përsëri Ivanov, në ditën në vazhdim:
Platforma është bërë në Tiranë, Shqipëri, me ndërmjetësim të kryeministrit Edi Rama. Me këtë platformë, Republika Maqedonia bëhet vend i nënshtruar, rrezikohet sovraniteti i saj dhe pavarësia. Ka të bëj me platformën pas-zgjedhore, për të cilën qytetarët nuk kana pasur mundësinë që të qartësohen gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e cila vë në pikëpyetje interesat e shtetit të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të tij. (Ivanov – Intervista – 20.03.2017)
Lista vazhdon edhe në prill, por tashmë është e kotë që të vazhdohet me verifikimin e fakteve në deklaratën e Sheqerinskës. Pretendimi se vetëm Gruevski dhe Ivanov shohin shtetin të rrezikuar, federalizimin, kantonizimin, etj., është i vërtetë, mund që të dëshmohet me fakte se tregimi fillon vetëm nga ata të dy dhe me paraqitjen e vazhdueshme në opinion në çdo 7-10 ditë, ku këtij rrëfimi i shtohet “benzin”.
BURIME:
- (20.04.2017) Алсат-М – Дебата со Радмила Шеќеринска – [Проверено на 21.04.2017]
- (01.02.2017) Претседател на РМ/веб сајт – Изјава по консултациите со политичките партии кои се застапени во Собранието на Република Македонија– [Проверено на 21.04.2017]
- (26.02.2017) ТВ Сител – Груевски: Нападната е унитарноста на државата – [Проверено на 21.04.2017]
- (01.03.2017) Претседател на РМ/веб сајт – Обраќање на Претседателот на Република Македонија д-р Ѓорге Иванов– [Проверено на 21.04.2017]
- (05.03.2017) ВМРО-ДПМНЕ/веб сајт – Интервју на Груевски за Тв Пинк – [Проверено на 21.04.2017]
- (19.03.2017) Канал 5 ТВ – Интервју со Никола Груевски -– [Проверено на 21.04.2017]
- (20.03.2017) Претседател на РМ/веб сајт – Интервју на претседателот на Република Македонија, д-р Ѓорге Иванов за унгарскиот весник „Magyar Hírlap“– [Проверено на 21.04.2017]
Vlerësoi: Teofil Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari