Incizimet dëshmojnë se Mukoski dhe Vasilevskii heqin bllokadat e portave të Kuvendit

Kërsto Mukoski (majtas) Sasho Vasilevski (djathtas) Foto: Printscreen www.sobranie.mk

Снимките од собраниските камери сведочат дека на 27 април 2017 година демонстрантите, всушност, не упаднале во парламентот туку слободно влегле, а клучна улога за тоа одиграле пратениците од ВМРО-ДПМНЕ, кои ги отстраниле металните блокатори на главниот собраниски влез

 

Incizimet e kamerave të Kuvendit dëshmojnë se me 27 prill protestuesit, në të vërtetë, nuk kanë sulmuar parlamentin, por lirshëm kanë hyrë, ndërsa rol kyç kanë luajtur deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët i kanë larguar shufrat e metalit në hyrjen kryesore të Kuvendit

 

Pasi që “Tellma” dhe “Alsat-M” publikuan incizimet e kamerave të sigurimit në Kuvend në të cilat shihet se shtatë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë qenë prezent në hollin e kuvendit – disa kanë koordinuar sulmin, ndërsa disa drejtpërdrejtë ju kanë ndihmuar protestuesve që të hyjnë në Parlament (27.04.2017), deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, dhanë deklaratat në vazhdim:

Jeni gabim. Unë nuk hap dyer…Unë  nuk hap dyer. Do me thënë, nëse për këtë ka hetim do të del ne shesh e vërteta. Kërsto Mukoski nuk jua ka hapur dyert protestuesve, kaq kam për të deklaruar! (Mukoski – prej minutës 1.00.55 – deri në minutën e 1.01.38 të videos)

Unë nuk mund që të jap ndonjë koment, assesi nëpërmjet telefonit. Nuk kam parë asgjë, nuk di asgjë, për asgjë nuk jam i informuar që të ju them troç. Nuk kam koordinuar, nuk kam punuar as kundër popullit as kundër shtetit! (Vasilevski – prej minutës 1.01.40 deri në minutën 1.02.07 të videos)

I pyetur se ku ka qenë para së të hyjnë protestuesit, Vasilevski shprehet:

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë në vendin e punës. Kaq mund të ju them, është e mjaftueshme. 

[Burime: Tellma (Top Tema në anën tuaj)  (1.00.55 – 1.01.38 minutat e videos)  (prej minutës 1.01.07 deri në minutën e 1.02.07 të videos), Data: 22.05.2017;  Dojçe Vele (23.05.2017)]

 

ARSYETIM:

Këto deklarata të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, dhënë për emisionin “Top Tema në anën tuaj” në TV “Tellma”, në të cilat mohojnë se kanë hapur dyert dhe kanë mundësuar që turma të sulmojë në Parlament, janë të pavërteta. 

Deputeti Mukoski, përndryshe, ditën tjetër (23.05.2017) dhe në deklaratën për “Dojçe Vele” ka demantuar se ai ka hapur portat e Kuvendit:

Unë nuk kam hapur derën e parlamentit. Është e vërtetë e kam qenë në korridor: A është kjo e ndaluar? Unë kam të drejtë që të lëviz lirshëm gjithë ku nëpër Kuvend. Unë pash videot dhe nuk shoh se prej ku ka dal përfundimi se unë kam hapur derën. Gjithçka është spekulim. Hetimi do të tregojë se kush e ka bërë atë. 

Por, përkundër asaj se Mukoski dhe Vasilevski pretendojnë se nuk ka lidhje me incidentin e dhunshëm, incizimet të cilat i publikuan Tellma dhe Alsat-M (“360 shkallë”) dëshmojnë se pikërisht këto dy deputet largojnë shufrat prej metali në dyert hyrëse në Parlament dhe mundësojnë që turma të hyjë në objekt.

Në videon e cila u publikuar në Alast-M, shumë mirë është treguar se çfarë bëjnë Mukoski dhe Vasilevski para hyrjes kryesore të kuvendit dhe cili është roli i tyre në “të enjten e përgjakshme”. Në minutën e 1,24 të videos shihet se si Vasilevski vrapon në korridor dhe drejtohet kah tre dyert te hyrjes kryesore, ndërsa më pas mund që të shihet edhe si heq shufrat nga dera në mes (minuta e 1,59 e videos). Në minutën e 2,29 të videos shihet se deputeti Mukoski heq shufrën në derën në të djathtë, me çka hapet dera e kuvendit dhe truma hynë brenda.

Ashtu që, deklaratat e Mukosvkit dhe Vasilevskit duket si të pabesueshme, ndërsa fajin e tyre në ngjarjet të cilat ndodhën atë natë nuk mund që të “laj” as kumtesa partiake (prej minutës 1,03.35 deri në minutën 1.04.46 te videos) në të cilën VMRO-DPMNE demanton se deputetët kanë qenë të përfshirë në dhunën fizike e cila ndodhi në ndërtesën e Kuvendit dhe se nuk kanë ndihmuar të njëjtën. 

Bëhet fjalë për një numër konstruksionesh dhe manipulimesh të cilat kanë për qëllim të i bëjnë dëm grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë atyre të cilët janë në kundërshtim me agjendën kundërshtetërore të LSDM-së dhe realizmin e Platformës së Tiranës. 

Por, për fat të keq incizimet flasin pikërisht të kundërtën, se pa mbështetej logjistike një pjesë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do të ndodhte një incident i përmasave të atilla. Gjegjësisht, është e qartë që nëse portat nuk do të hapeshin prej brenda protestuesit nuk do të mund të hynin në Kuvend.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.