Hetimet e PSP-së qëndrojnë mbi kokat e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së

BDI ka pasur probleme me PSP-në. Foto: printscreen.

ВМРО-ДПМНЕ во изминатите две години многупати реагирала дека СЈО се занимава само со луѓе блиски до оваа партија. А, барем досега (31.03.2017) во предметите обелоденети од СЈО не се споменуваат функциуонери или бизнисмени блиски до ДУИ

 

 

Në pjesën e katërt të seancës konstituive në Kuvendin e RM-së; (30.03.2017), në të cilin në rendin e ditës së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE ne një prej replikave dhe kundërreplikave me deputetin e BDI-së, Xhevat Ademi, mes tjerash, tha:

Problemi me PSP-në është problemi i juaj, nuk është problem i jonë (iu drejtohet deputetëve të BDI-së. Prej kur PSP filloi që të udhëheq hetime për politikanët shqiptar, menjëherë nisi qe koalicioni me LSDM-në që të funksionojë. 

[Burimi: TV Nova, (prej minutës 2,50 deri në minutën 3,06 të videos), data: 30. 03.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e deputetit te VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, sipas cilit Prokuroria Speciale Publike nuk është problem i VMRO-DPMNE-së, por i BDI-së e vlerësojmë si të pavërtetë. Një rrëfim i tillë i Dimovskit faktikisht është provokuar nga ngjarjet e deputetëve të BDI-së, të cilët përgjatë diskutimit maratonik në kuvend disa herë tha se koalicioni me VMRO-DPMNE ka qenë vetëm PSP dhe se gjithçka tjetër ka qenë e pranuar përfshirë këtu edhe ligjin për gjuhën. Fjalinë më eksplicite në foltoren e parlamentit e tha integruese Xhevat Ademi, i cili tha:

Dua që nga kjo foltore dhe si anëtar i udhëheqisisë së ngushtë së BDI-së që të ju them, le të dijë i gjithë opinioni se problemi nuk ka qenë gjuha, por PSP. PSP ka qenë problemi! (prej minutës 0,58 deri në minutën 1,19)

Për atë se kush ka problem me PSP-në, është e mjaftueshme që të shihet se cilët raste në periudhën e kaluar i hapi PSP dhe për të cilët deri më tani janë ngritur hetime. Prej gjithsej 16 raste, 15 kanë të bëjnë me persona të VMRO-DPMNE-së, ose lidhen me këtë parti për shkak te biznesit ose relacioneve shoqërore.

Deri më tani rastet e PSP-së në pjesën më të madhe fillojnë me shkronjën T: “Target“, “Titanik“, “Tortura“, “TNT“, “Transporter“, “Trezor“, “Toplik“,  “Tenderër“, “Tarifa“, “Tanka“, “Trust“, “Fortesa“, si dhe dhe katër lëndët e fundit të cilët shënuan javën e kaluar (23.03.2017): “Total”, Treqind”, “Tabela” dhe “Tifani”. Dhe në to janë të dyshuar (për disa ka edhe akuza) funksionar aktual dhe ishfunksionar të shtetit, lokal dhe partiak të VMRO-DPMNE-së, në mesin e të cilëve edhe lideri Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, më pas biznesmeni (Sead Koçan), si dhe persona te afërt me VMRO-DPMNE-në (gazetarët Dragan Pavlloviq – Llatas dhe Ivona Taleska). Me BDI-në mund që te lidhet vetëm një rast (“Tabela”), i cili ka të bëj me keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit nga ana e drejtorit të shkollës fillore “Rexho Ruzhit Zajazi” nga fshati Zajaz në vitin 2006. Ku u kumtua se, i dyshuari pa procedurë te prokurimit publik të kompanisë nga Kërçova i ka siguruar shfrytëzim kundërligjor të pronës prej 200.000 euro. 

Kështu që, sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë Speciale Publike, lehtë mund të vërehet se hetimet për krim, korrupsion dhe vjedhje, çojnë ka VMRO-DPMNE dhe ka krerët e lartë partiak. Fundja, VMRO-DPMNE dy vitet e fundit shumë herë ka reaguar se PSP merret vetëm me njerëz afër kësaj partie. Ndërsa, deri më tani (02.04.2017) në lëndët e zbardhura nga PSP nuk përmenden funksionarët dhe biznesmenët afër BDI-së. Andaj duke pasur parasysh këtë, deklaratën e Dimovskit e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovksa

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.