Gruevski nuk ishte “engjëll” në natën e përgjakshme në Kuvend
Оваа изјава на претседателот на ВМРО-ДПМНЕ, Никола Груевски, во која тој „го осудува насилството и ги повикува надлежните институции да направат истрага и да ги казнат виновниците“, не соодветствува со неговото политичко однесување и со пораките кои ги испраќаше во изминативе пет месеци (од вонредните парламентарни избори на 11 декември 2016 досега) и ја сметаме за недоследна
Tingëllon cinike dhe hipokrite njeriu i cili shumë herë në periudhën e kaluar publikisht e ka thirrur popullin që “të mbrojë shtetin nga armiqtë vendas dhe të huaj”, që tani të skandalizohet nga rrahja e deputetëve dhe që të prezantohet si “engjëll”. Përkundrazi, përgjegjësia e Gruevskit për incidentin e përgjakshëm që ndodhi në Kuvend (27.04.2017) është e madhe dhe lideri VMRO-DPMNE-së nuk mund që të ik nga ky fakt. Gjithçka tjetër është vetëm ikje dhe kërkim shpëtimi për lëkurën e vet
Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, me 28.04.2017 në orët e hershme të mëngjesit, dhe deklaratën në vazhdim në lidhje me sulmin në Kuvend dhe dhunën mbi deputete dhe mediumet:
Dua që të dënojë dhunën të cilën e kryen individët duke sulmuar dhe lënduar personalisht një numër të madh të deputetëve. Asnjëherë nuk kam arsyetuar dhunën, pavarësisht e kush dhe përse e ka provokuar.
Thërras institucionet që të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas dhe të zbulojnë fajtorët dhe të sigurojnë fakte, ndërsa menjëherë më pas të nxirren para gjyqit ata të cilët kanë shkaktuar lëndime deputetëve, qytetarëve dhe policëve.
Asnjëherë në jetë nuk kam menduar që të vi në qeveri me dhunë, as që të mbetem me dhunë dhe me lëndime fizike të personave të tjerë, as që të mbështes të tjerët që të bëjnë këtë, dhe si të tillë të më mbështesin mua, njëjtë edhe kundërshtarët e mi.
Thërras, po ashtu, që të mos mbetet në të njëjtin qosh shumica e madhe e qytetarëve të cilët këto ditë protestojnë qetë dhe ata të cilët nuk kanë lënduar askënd, me ata të cilët e bënë mbrëmë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, t’i shprehin revoltë demokratike për atë të cilën besojnë, për të mirën e Maqedonisë…
[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE, Data: 28.04.2017]
ARSYETIM:
Këtë deklaratë të presidentit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, në të cilën ai “dënon dhunën dhe thërret institucionet kompetente që të bëjnë hetim dhe të dënojnë fajtorët”, nuk koorespodon me sjelljen e tij politike dhe me porositë të cila i ka dërguar pesë muajt e fundit (nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me 11 dhjetor të vitit 2016 deri tani) prandaj këtë deklaratë e vlerësojmë si jokonsekuente. Një porosi e tillë e Gruevskit në lidhje me natën e përgjakshme në Parlamentin maqedonas, të cilën e dha në konferencën për shtyp e cila u mbajt pas ardhjes së tij nga Viena (28.04.2017) në orën katër të mëngjesit, paraqet kulmin e ironisë!
Të kujtojmë daljet e tij në dy muajt e fundit.
Me 26 shkurt të vitit 2017, Gruevski së pari në proflin e tij në Facebook, ndërsa më pas edhe në ueb-faqen e VMRO-DPMNE-së publikoi apel në të cilin akuzon LSDM-në se dëshiron që të redefinojë shtetin dhe më pas thërret: “Shteti është sulmuar, ne dhe populli do ta mbrojë dhe do të fitojmë.”
Kur shteti është sulmuar, vetëm populli mund që ta mbrojë. Të gjithë ata të cilët planifikojnë që të qëndrojnë në shtëpi në sandale dhe të shikojnë televizion, duke besuar se dikush tjetër do të mbrojë shtetin e tyre, nuk janë në rregull (Gruevski).
Po ashtu përsëriti edhe një orë më pas në intervistën për televizioni Sitell, në të cilën më shumë herë përsëriti se “vetëm populli është ai i cili do t’a mbrojë shtetin”.
Absolutisht është rrezikuar unitariteti i shtetit. Ballafaqohemi me situate në të cilën është sulmuar unitariteti i saj, dhe me të edhe shteti. Populli është ai i cili mund që t’a mbrojë. Kur shteti është sulmuar, vetëm shteti është ai i cili mund ta mbrojë (Gruevski)
Dhe vetëm populli mund që ta ndaloje dhe nëse populli nuk reagon, politikanet nuk do të munden të vetëm ta bëjnë atë. Njëra palë kërkon të mbrojë shtetin, të tjerët në anën e kundërt. (Gruevski)
Me 10 mars të vitit 2017 Gruevski në intervistën për “Telegrafin” serb thotë:
Maqedonia është në këmbë, nëse Zaev nuk e hedh platformën, askush nuk mund që të parashikojë se si populli do të reagojë.
Me 19 mars të vitit 2017 në intervistën për televizionin Kanal 5, po ashtu, disa herë e thërret popullin që të mbrojë shtetin
Ky është plan (skenar i përgatitu nga Zaev për rrënimin e unitetit të shtetit,) të cilin vetëm populli mund t’a ndalojë. Është e nevojshme që populli të mbrojë shtetin e vet, sepse mund që të mos jetë. Shtetin mund që të mos jetë nëse i lihet këtij njeriu dhe skenarëve të tij. (Gruevski)
Partia jonë do të sillet në mënyrë demokratike. Popullin askush nuk mund që ta parasheh çka do të bëj. Populli është mbi politikanët. Ai shkon kundër vullnetit të popullit dhe rrënon interesat e tij, ai le të mendojë se çka mund t’i ndodh nga populli. (Gruevski)
Fundja, Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja e tij kane retorikë nxitëse që gjatë kohës së fushatës në zgjedhjet parlamentare të parakohshme (dhjetor 2016), ndërsa ai personalisht ka dërguar porosi përplot me urrejtje dhe kërcënime ndaj kundërshtarit kryesor politik – liderit Zoran Zaevit.
Me 07.12.2016 Gruevski nga mitingu i VMRO-DPMNE-së në Dellçevë, i tha Zaevit se “nëse Goce Dellçev do të ishte gjallë, do të dërgonte Qosen që të përfundojë tregimin e një njeriu të tillë”!
Ai erdhi këtu në Dellçevë dhe flet sikur të çohej Goce Dellçev, çka do të thoshte për ne si qeveri, e cila ndërtoi shumë gjëra, e cila tërhoqi shumë investitor, e cila dha shumë energji, forcë, ndihmë bujqve në Maqedoni dhe një mal më punë të tjera. Ai gjeti që të citoje Dellçevin. Unë do t’ tregojë. Të ishte Dellçevi sot gjallë, ai nuk do të mund që të përshëndetet me të, atij do t’ia dërgonte Qosetin që të përfundojë një njeri të tillë (Gruevski).
Andaj, sa do të mundohet ky njeriu të kujdeset që të mos zgjedh fjalë të rënda, përsëri, tingëllon si njeri cinik dhe hipokrit i cili disa herë në periudhën e kaluar ka thirru popullin “që të mbrojë shtetin nga armiqtë e vendit dhe të huaj”, tani të skandalizohet nga rrahja e deputetëve dhe të paraqitet si “engjëll”. Përkundrazi, përgjegjësia e Gruevskit për incidentit e përgjakshëm i cili ndodhi në Kuvend (27.04.2017) është e madhe dhe lideri i VMRO-DPMNE-së nuk mund që të ik nga ky fakt. Gjithçka tjetër është vetë ikje dhe kërkim për shpëtim të lëkurës.
Ashtu që, dënimi i dhunës nga ai dhe pretendimi i thënë në konferencë (28.04.2017) në selinë e partisë, se “asnjëherë në jetë nuk ka menduar që të vijë në qeveri, as edhe të qëndrojë me dhunë dhe me lëndim fizik të personave të tjerë”, në radhë të parë tingëllon i pasinqertë.
BURIME:
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (28.04.2017) : ВМРО секогаш била и ќе остане на страната на народот [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (26.02.2017) : Кога еден дел од политичарите не ја штитат државата, само народот може да ја одбрани [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (26.02.2017) : Груевски: Нападната е унитарноста на државата, само народот може да ја одбрани [Пристапено на 28.04.2017]
- (26.02.2017) Официјален Фејсбук профил на Никола Груевски [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (26.02.2017) : Државата е нападната, ние и народот ќе ја браниме и ќе победиме [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (10.03.2017) : Груевски за српски „Телеграф“:Македонија е на нозе, ако Заев не ја отфрли платформата, никој не може да предвиди како народот ќе реагира [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (19.03.2017) : Единствено народот може да ја одбрани државата затоа што може да ја нема [Пристапено на 28.04.2017]
- Официјална веб страна на ВМРО-ДПМНЕ (19.03.2017) : Што ќе прави народот нека му ја мислат политичарите кои одат против неговата волја [Пристапено на 28.04.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari