Funksionarët nuk mund të shprehin habi për mbrojtësit e interesit publik
Изјавата на Зоран Караџовски во врска со новинарите е недооследна, а во врска со привилегираноста на судиите и нивната поделба на подобни и неподобни невистинита
Deklarata e Zoran Karaxhovski në lidhje me gazetarët është jokonsekuente, ndërsa në lidhje me privilegjin e gjykatësve dhe ndarjen e tyre në të drejtë dhe jo të drejtë është e pavërtetë.
Kryetari i Këshillit gjyqësor në RM, Zoran Karaxhovski, me 22.02.2017 dha deklaratën në vazhdim:
Unë jam i habitur, të them të drejtën i befasuar, nga sjellja ofenduese dhe vokabularin i atyre të cilët janë intervistuar dhe nga disa prej gazetarëve ose të vetë emëruarve gazetar. Gjykatës të drejtë dhe jo të drejtë nuk ka, të gjithë janë gjykatës. Askush nuk është i privilegjuar ose e kundërta nëse punon në ndonjë tjetër departament. Ky është vlerësimi, në rastin konkret ushtruesi i detyrës kryetar i gjyqit, deklaroi Karaxhovski.
[Burimi: Faktor, data: 22.02.2017]
ARSYETIM:
Deklarata e Zoran Karaxhovskit është jokonsekuente në disa aspekte, por ne do të nxjerrim në pah atë më kryesoren. Bëhet fjalë për përgjegjësinë e funksionarëve publik për punën e tyre para opinionit.
Llogaridhënia e funksionarëve, e të tre llojeve të pushtetit është e rregulluar edhe me Kushtetutë dhe me ligje të cilat kanë të bëjnë me institucionet, përfshirë këtu edhe institucionet nga fusha e pushtet gjyqësore, pjesë e së cilët është edhe Karaxhovski.
Nga ana tjetër, liria e të shprehurit dhe mendimit është pjesë e korpusit të të drejtave bazë të njeriut dhe ajo është e mbrojtur me konventa ndërkombëtare, si dhe me Kushtetutën e RM-së dhe ligjeve që dalin nga ajo. Liria e të shprehurit dhe mendimit është proces kompleks në të cilin hynë edhe liria e garantuar e mediumeve, sepse në RM censurimi është i ndaluar me nenin 16 të Kushtetutës.
Prej këtu, secili proces do të duhej që të jetë nën syrin kritik të mediumeve dhe gazetarëve, si përfaqësues të opinionit. Pushteti gjyqësor, e cila duhet që të jetë pushteti i tretë i pavarur, që mbron qytetarët nga dy qeveritë e para, dhe do të kujdeset për administrimin për e rasteve të drejtësisë mes vet qytetarëve, duhet që të jetë mbrojtës i rendit demokratik, siç duhet që gazetarët dhe mediet të jenë mbrojtës së proceseve demokratike dhe liritë dhe të drejtat e qytetarit.
Për këtë Karaxhovski nuk ka përse të jetë dhe nuk guxon që të befasohet nëse gazetarët janë të interesuar për proceset në gjykatën më të lartë penale në shtet, përderisa ata shprehin qëndrim ose mendim në komentet e vetin ose në opinione të cilat nuk i kanë pëlqyer Karaxhovskit, si ushtrues i detyrës kryetar i gjykatës së lartë përmendur, ose më pak, nëse transmetojnë kritika të “të intervistuarve”, pjesë e gjykatësve të transferuar.
Përkrah asaj, Karaxhovskit shprehi edhe ofendime për një pjesë të gazetarëve, ndërsa disave iu tha edhe si të vetë emëruar, duke harruar se një pjesë e këtyre vlerësimeve nuk janë pjesë e punës së funksionarit publik. Fundja, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë reagoi për këto deklarata duke shtuar, mes tjerash, edhe argumentet në vazhdim:
Karaxhovski për gjenden e keqe në sistemin gjyqësor nuk duhet të kërkojë fajtorë kujdestar te gazetarët, por duhet që të merr përgjegjësi personale për dobësitë në punën e gjyqësorëve, gjë që e dëshmoi edhe vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut nga nëntë shkurti. Ai duhet që të respektojë rolin e mediumeve në demokraci si një prej mbrojtësve të interesit publik përmes insistimit permanent që institucionet të jenë transparente dhe të japin llogari.
Për shkak të argumenteve të shënuara më lartë, vlerësojmë se deklarata e Zoran Karaxhovskit në lidhje me gazetarët është jokonsekuente, ndërsa në lidhke me privilegjin e gjykatësve dhe ndarjen e tyre në të drejtë dhe jo të drejtë është e pavërtetë, për çka edhe ekzistojnë argumente të shumta në opinion, mes të cilëve edhe deklaratat e gjykatësve të paracaktuara vet, të cilët këtu nuk do t’i shpalosim veç e veç.
BURIME:
- Устав на Република Македонија
- (22.02.2017) Фактор – Караџовски: Фрапиран сум од „самонаречените“ новинари, нема подобни и неподобни судии – [Пристапено на 24.02.2017]
- (23.02.2017) ЗНМ – ЗНМ бара претседателот на Судски совет да се извини на новинарите – [Пристапено на 24.02.2017]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari