Fakte kundër Gruevskit – Opozita nuk është bllokuese e reformave ekonomike

Sipas Nikolla Gruevskit opozita është burimi kryesorë i pengesave në proceset ekonomike të shtetit dhe gjenerator i krizës. Foto: printscreen

Обвинувањето на опозицијата дека преку Собранието се обидува да ги спречи економските реформи и да предизвика опаѓање на економскиот раст вопшто не соодветствува на реалноста и истото може да се протолкува како генерализација за која неможе да се пронајде ниту еден конкретен аргумент од работата на последниот парламентарен состав.

 

 Duke pasur parasysh krizën politike mund të them se realizimi i këtij parashikimi do të jetë puna e shkëlqyer në vend, e cila praktikisht dhe realisht do të jetë më e mira dhe njëra prej më të mirave në rajon. Do të jem i kënaqur dhe i lumtur nëse viti do të përfundoj me rritje prej 3.7 përqind, duke pasur parasysh se kundërshtarët tanë politikë bëjnë ç’është e mundur që ta ndalojë atë. Kemi oponent politikë të cilët në vend që të konkurrojnë me ne me ide, me vepra, ose me zgjidhje të problemeve, ato garojnë se si të na frenojnë, se si të shkaktojnë krizë, si të zvogëlohet rritja ekonomike në vend, të ndalohen reformat përkatëse, që disa ligje në Parlament të votohen sa më vonë të jetë e mundur (Nikolla Gruevski)

[ 10.06.2016 Burimi: MIA, Data: 10.06.2016]

 ARSYETIM:

Ish kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në datën 10.06.2016, gjatë vizitës së spitalit kirurgjik “Shën Naum i Ohrit”, nga pozicioni i liderit të VMRO-DMPNE-së qeverisëse, duke komentuar parashikimet e Bankës Botërore për rritje të ekonomisë për 3.7 përqind në vitin 2016, e identifikon opozitën si burim kryesor të pengesave në proceset ekonomike në shtet dhe gjenerator të krizave, edhe atë me qëllim të zvogëlimit të rritjes ekonomike. Sipas Gruevskit, një pjesë e sjelljeve të opozitës shkojnë kah stopimi i reformave ekonomike në qeveri dhe zgjatje në procesin e miratimit së disa ligjeve përkatëse në Kuvend. Këto pretendime të Gruevskit janë të pavërteta.

Akuzat se opozita nëpërmjet Kuvendit mundohet që të pengojë reformat ekonomike dhe te shkaktojë rënie në zhvillimin ekonomik aspak nuk përputhen me realitetin dhe e njëjta mund të trajtohet  si përgjithësim për të cilin nuk mund të gjendet asnjë argument konkret prej punës së përbërjes së fundit të parlamentit.

Primare , partitë opozitare nga koalicioni i LSDM-së nuk kanë marr pjesë në punën e Kuvendit i cili u konstruktua pas zgjedhjeve të 27 prillit të viti 2014, deri më 1 shtator të vitit 2015, kur si rezultat i marrëveshjes së Përzhinos e ndaluan bojkotin dhe u kthyen në ulëset e deputetëve. Në këtë periudhë, mungesa fizike e deputetëve të opozitës nga koalicioni i LSDM-së në seancat plenare dhe në diskutimet në komisione, nuk mundet që në asnjë mënyrë të trajtohet  si sjellje politike, për të cilën flet Gruevski, e cila shkakton prolongimin e sjelljes së disa ligjeve përkatëse të rëndësishme për reformat ekonomike.

Në këtë periudhë në parlament veprimtari opozitare zhvilluan 10 deputet, shtatë nga PDSH-ja dhe 3 nga koalicioni i LSDM-së të cilët vendosën të pranojnë mandatin dhe të mos respektojnë vendimin për bojkot. Por as edhe në punën e tyre parlamentare nuk mund të identifikohen aktivitete, si debate të gjata, dhe sjelljes së një numri të madh të propozim ligjeve në sferën ekonomike, të cilat shkaktojnë zgjatje të periudhës kohore të marrjes së vendimeve nga ana e shumicës qeverisëse, e cila në atë moment kishte në disponim 82 mandate (VMRO-DPMNE, BDI dhe GROM-i).

Në atë orar forcat parlamentare, deputetët e shumicës qeverisëse kanë qenë dominant në diskutime.

Analizën për kualitetin e diskutimeve në Kuvend qershor 2014- maj 2015, e pregatitur nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) thuhet:

 Sipas përkatësisë politike të fjalimeve 80% prej të gjitha diskutimeve vijnë nga deputetët të cilët janë pjesë e shumicës qeverisëse, ndërsa 20 % prej deputetëve të opozitës ( faqe 27). 

Kjo dinamikë e pjesëmarrjes në diskutimet parlamentare të deputetëve të opozitës të cilët nuk janë pjesë e koalicionit të LSDM-së nuk kanë shkaktuar asnjë pasojë rreth dinamikës së legjislacionit. Në publikimin “Deputeti im” nga Kuvendi, me të cilin publiku është i informuar për punën e deputetëve për periudhën maj-dhjetor të vitit 2014, ky orar i forcave të parlamentit ka marrë pjesë në sjelljen e 84 ligjeve nga fusha e ekonomisë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, periudha kur opozita ende ishte larg Kuvendit, janë sjellë edhe 102 ligje nga fusha e ekonomisë, përderisa përsëri në pjesën e dytë të vitit të njëjtë (korrik-dhjetor), kur në punën e Kuvendit kyçen edhe deputetët e opozitës, janë sjellë 212 ligje nga fusha e ekonomisë. Kjo periudhë e observimit të dinamikës së sjelljes së ligjeve periodikisht nuk është ndarë para apo pas 1 shtatorit të vitit 2015 – momenti i kthimit të opozitës, por në Raportin për punën në Kuvend të vitit 2015 mund të vërehen që paralajmëri për kthimin e opozitës shumica parlamentare e shfrytëzoi për dy muaj, në korrik dhe gusht, për të sjellë 248 ligje, ndërrime apo plotësim të ligjeve (me kyçjen e opozitës në punë deri në fund të vitit janë sjellë edhe 148 vendime ligjore). Edhe pse në Raportin e ligjeve të sjella nuk janë evidentuar me saktësi në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë prekur sferën ekonomike, përsëri është i mjaftueshëm indikatori për mos pengim të realizimit të qëllimeve të koalicionit qeverisës për përkthimin e disa ideve ose projekteve me natyrë ekonomike në vendime ligjore.

Për atë se në punën e Kuvendit nuk mund të identifikohet sjellja politike e opozitës e cila mund të interpretohet si pengesë në realizimin e qëllimeve të koalicionit qeverisës në sferën e reformave në ekonomi nëpërmjet legjislacioneve dhe të dhënave për sjelljen e ligjeve me procedurë të shpejtë. Në periudhën prej 10.05 deri 31.012.2014 (Raporti për punën e Kuvendit të republikës së Maqedonisë për periudhën 10.05.2014 – 31.12.2014) rreth 49 përqind nga gjithsej 155 ligje janë sjellë me procedurë të shpejtë, gjegjësisht me procedurë të rregullt janë sjellë 96 ligje, përderisa me procedurë të shpejtë 59 ligje. Kjo praktikë intensifikohet në vitin 2015, kur nga gjithsej 574 ligje më shumë se gjysma janë sjellë me procedurë të shpjetë gjegjësisht 234 me procedurë të rregullt dhe 339 me procedurë të shpejtë.

. Kthimi i opozitës çoji deri te rritja e intesitetit të diskutimeve në kuvend, me të cilat arrihet në konstatim nga Çereku i parë i raportit për mbikqyrje  të kualitetit të debatit në Kuvend shtator – nëntor 2015 të Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), i cili vëzhgon kualitetin e debatit në Kuvend.

 Dukshëm është rritur diskutimi në kuvend si pasojë e kthimit të opozitës – thuhet në raportin e IDSCS-së (faqe 6)

Sipas kësaj, ndërprerja e bojkotit në Kuvend nga ana e koalicionit opozitar të udhëhequr nga LSDM-ja, edhe pse solli deri te rritja e intensitetit të diskutimeve, përsëri njëjtë, ashtu siç edhe tregojnë të dhënat në Raportin për punën në Kuvend në vitin 2015, nuk mund që të trajtohet si burim i pengesave në sjelljen e ligjeve nga sfera ekonomike. Praktikisht, kjo rritje e intensitetit të diskutimeve në kuvend zhvillohet në korniza të kufizimeve të përcaktuar nga Rregullorja e Kuvendit, sipas së cilës fjalimet në seanca janë të kufizuara me 10 minuta, replikat në 3 minuta, ndërsa kundër-replikat 1 minutë. Përjashtim nga ky rregull bëjnë seancat në të cilat diskutohet për buxhetin në Komisionin për financa dhe buxhetin në të cilin anëtarët e trupit punues gjatë rrjedhës së kontrollit të përgjithshëm mund të flasin për 20 minuta, ndërsa koordinatori i grupit drejtues flet gjithsej për 30 minuta.

Иако, во моментов не постојат јавно објавени официјални податоци за динамиката на донесување на законски решенија од почетокот на 2016 година, освен тоа дека е нотирано „намалување на интинзитетот на дискусиите“ во Собранието(ИДСЦС: Извештај од набљудувањето на квалитетот на дебатата во Собранието декември 2015 – април 2016, стр. 2) погоре изнесената аргументација за работењето на Собранието, надополнета со отсуството на пракса на блокирање на законски решенија од економската сфера преку поднесување на голем број амандмани, е доволна за оценување на изјавата на Груевски во која опозицијата ја обвинува за опструкции на економските процеси преку Собранието како невистинита. Edhe pse, në këtë moment nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare të publikuara për dinamikën e sjelljes së ligjeve prej fillimit të vitit 2016, përveç asaj që thuhet se “është zvogëluar intensiteti i diskutimeve” në Kuvend (IDSCS: Raporti i mbikëqyrjes së kualitetit të debatit në Kuvend dhjetor 2015 – prill 2016, faqe 2), argumenti i dhënë më lartë për punën në Kuvend, përmbushja e mungesës së praktikës në bllokimin e reformave në sferën e ekonomisë nëpërmjet sjelljes së amendamenteve, janë të mjaftueshme për vlerësimin e deklaratës së Gruevskit në të cilën akuzon opozitën për pengim të proceseve  ekonomike nëpërmjet Kuvendit si të pavërtetë.

 

BURIMET:

 

 Vlerësuar nga: Stojançe Manev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.