Detaje për marrëveshjen e shumicës nuk jepen në seancën konstituive

Ilija DImovski. Foto: ueb faqja e VMRO-DPMNE-së

Процедурата во секоја парламентарна демократија, па и во Македонија, која има извесни специфики поради мултиетничкиот карактер на земјата, е сосема јасна. Оној кој освојува мнозинство гласови на избори или онаа лидер на онаа коалиција која тоа ќе го стори, добива мандат за состав на Влада

 

 

Nëse ndonjë parti i fiton gjashtëdhjetë e një deputet prej sot e tutje do të thotë se do të mund të bëj ç’të dojë . Kjo nuk është reflektim i respektimit të qytetarit. Nëse mundet që dy lider, mund edhe tre, edhe katër të mbyllen ne hapësirë dhe të arrijnë marrëveshje parlamentare, për funksionimin e shumicës parlamentare. Edhe ne nuk po kërkojmë asgjë jodemokratike. Ne duam që ajo marrëveshje parlamentare të prezantohet. 

[Burimi: TV Nova/youtube- prej minutës 2.12-3.06– data: 30.03.2017]

 

ARSYETIM:

Deklarata e deputetit Ilija Dimovski që është cituar më lart, është nxjerr nga dita e katërt e diskutimit në seancën konstituive në Kuvendin e RM-së, dhe është e pavërtetë dhe manipulim me opinionin.

Gjatë arsyetimit se një parti mund të bëj çka të dëshiroj nëse ka 61 deputet, gjegjësisht merr shumicën parlamentare, Dimovski shumë saktë thotë se “nëse ajo parti bën ç’të dojë”, kjo nuk do të thotë se respekton qytetarët. Dhe shton, se edhe katër liderë nëse zgjidhen dhe bëjnë marrëveshje parlamentare, ata, në atë rast opozita në Kuvend, nuk ka kërkuar asgjë jodemokratike, gjegjësisht kanë kërkuar që të prezantohet ajo marrëveshje. Këtu deklarata e Dimovskit është e pavërtetë.

Më saktë, procedura në secilën demokraci parlamentare, por edhe në Maqedoni, ka disa specifika për shkak të karakterit multietnik të vendit dhe kjo është shumë e qartë. Ai i cili merr shumicën parlamentare në zgjedhje ose ai lider i atij koalicioni kush do që ta bëj, merr mandatin për përbërjen e Qeverisë. (neni 90 nga Kushtetuta e RM-së)

Përkundër kësaj, mandati ju dha lideri të partisë të cilën e mbron Ilija Dimovski. Lideri i tij edhe pas njëzet ditëve nuk arriti që të bëj marrëveshje për koalicion qeveritar me BDI-në, sepse një prej problemeve më të mëdha, nëse jo dhe i vetmi sipas asaj se çka është thënë deri më tani në opinion nga negociatorët e BDi-së, ka qenë PSP.

Menjëherë më pas, presidenti Gjorgje Ivanov u informua nga lideri i LSDM-sëse së bashku me tre partitë, BDI, Aleanca për shqiptarët dhe Besa, ka siguruar 67 nënshkrime të cilët paraqesin qartë shumicën parlamentare. Por, Ivanov në kundërshtim me kushtetutën (sipas shumë ekspertëve kushtetues), shkakton problem edhe kërkon edhe dy kushte – Kuvendi ta informojë për shumicën, d.m.th të zgjidhet kryetari i Kuvendit (një aspekt formal i cili mund që të tejkalohet), dhe më e rëndësishmja, sipas tij, të merr siguri se nuk do të rrezikohet unitariteti, gjegjësisht, shumica, me fjalë të tjera, të heqin dorë nga e ashtu quajtura platforma e Tiranës.

Por, ja te supozojmë se seanca konstituive se shpejti do të përfundojë, kryetari i ri i Kuvendit do të informojë zyrtarisht Ivanovin se ekziston shumica parlamentare dhe se mund që këtë mandat t’ia jep liderit të grupit partiak që ka siguruar shumicën.

Pas kësaj në vazhdimësi do të ketë bisedime për përbërjen e qeverisë mes grupit të partive, në rastin tonë LDSM dhe tre partitë e tjera të cilat kanë dhënë nënshkrimet për shumicën. Kur do të përfundojnë, më se shumti 20 ditë, mandatari (Zoran Zaev) do të kumtojë se kanë apo nuk kanë marrëveshje për qeverinë. Nëse kanë marrëveshje, vazhdona seanca në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re.

Pas kësaj, shikuar edhe nga ana procedurale dhe demokratike, seanca është vendi dhe koha ku përkrah diskutimeve për program dhe përbërje të kuadrit të qeverisë së re, grupi i deputetëve te VMRO-DPMNE-së dhe Ilija Dimovski mund që të kërkojnë, që të prezantohet marrëveshja dhe nëse ka diçka plus nga ajo që shkruan ne program, gjë që është legale dhe shumë legjitime, të cilën LDSM vetëm se e ka publikuar.

Në linjën finale, Dimovski, nëse kjo është demokratike, mundej që në opinion të jep një shembull të vetëm kur në historinë e Maqedonisë ne seancën konstituive është bërë i ashtu quajturi filibustering (obstruksion procedural gjatë diskutimit në Parlament) ose, në ndonjë seancë konstituive, partia e tij VMRO-DPMNE ka shpalosur programin për punët e koalicionit, për shembull, pas zgjedhjeve, te vitit 2008, kur hyri në koalicion me BDI-në.

Ndërsa këtë vit është e rëndësishme, sepse deri te mandati i vitit 2011 ndodhnin politikat e qeverisë ekzekutive, do me thënë koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI, ndryshimi eksplicit i marrëveshjes “inekzistente” e Majit, miratimi i ligjit për përdorim të gjuhëve, pastaj çështjet gjyqësore dhe sekuestrim gjyqësor të parave të anëtarëve të MPB dhe ARM-së të cilët i morën për lëndim dhe pasoja shëndetësore nga konflikti i vitit 2001, pastaj amnistia e rasteve te Hagës, zgjerimi i ligjit për përdorim të gjuhëve, etj. Në Programin e qeverisë, të votuar në Kuvend për atë periudhë të mandatit, diçka e tillë nuk shkruhet. As që, kryeministri Nikolla Gruevski, e ka publikuar pas fitores së shpallur, as është publikuar gjatë zgjedhjeve – ka ndodhur totalisht e kundërta, strategjia ka qenë kah NATO, kah BE.

Prej këtu, për shkak të argumenteve të dhëna më lartë për procedurën dhe rregullat në demokracinë parlamentare sipas përvojës në botë dhe sipas praktikes dhe procedurat kushtetuese dhe ligjore ne RM, vlerësojmë, se deklarata e Dimovskit, në të cilën nuk kërkon diçka në veçanti, por vetëm prezantim të marrëveshjes së koalicionit mes LSDM-së, BDI-së, BESËS, dhe Aleancës për shqiptarët është e pavërtetë. Kjo kërkesë është e veçantë dhe jo e zakonshme ne këtë fazë te procedurave, aq më shumë pasi nuk ka marrëveshje për koalicion qeveritar, por ka nënshkrime për shumicë parlamentare.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.