Çka kërkuan ekspertët e FMN-së që të sigurohet qëndrueshmëria në sistemin e pensioneve të Maqedonisë

Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Foto: Qeveria e RM-së.

 

Sipas asaj se si u transmetua prej një pjesë të madhe të mediumeve, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska,  ka dhënë deklaratë pjesërisht të vërtetë në lidhje me raportin e fundit të FMN në pjesën e sistemit të pensioneve:

Deklarata: I respektojmë propozimet e FMN dhe Bankës Botërore, por propozimet e tyre nuk janë që të shfuqizohet stazhi përfitues dhe nuk janë për rritjen e moshës së pensionimit. Në Maqedoni ekzistojnë  hapa të tjerë të cilët duhet që të ndërmerren, dhe për ato do te flasim kur do të kemi një plan më të detajuar dhe do e bëjmë publik. Që të mund të na stabilizohet Fondi, gjëja e parë të cilën e ndërmorëm është respektimit i vendimit ligjor për rritje të pensioneve ose rregullimin e pensioneve, dhe jo ad-hoch ose rritje, të cilat nuk kanë baza….

[Burimi: 24 Vesti, video deklaratë – data: 23.11.2017]

 

ARSYETIM:

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale në një moment të deklaratës, të cilën e vlerësojmë, qartë shprehet “i respektojmë propozimet e FNM dhe BB, por propozimet e tyre nuk janë që të shfuqizohet stazhi përfitues dhe nuk janë për atë që të rritet mosha e pensionimit”…., të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë.

Kjo është kështu, duke pasur parasysh tërësinë dhe ndërlikueshmërinë dhe deklaratën e Carovskës, por edhe tërësinë e Raportit të FMN-së, në të cilin është përfshirë edhe propozimi të cilin e kanë bërë ekspertët.

Nga ky aspekt, deklarata e Carovskës nuk është e vërtetë se FMN nuk kërkon rritje të moshës për dalje në pension ose shfuqizimin e stazhit përfitues, nëse me këtë nënkuptojmë dalje më të hershme në pension. Në Raportin e fundit të FMN-së në mënyrë decide është shkruar se propozimi i ekspertëve deri te qeveritë maqedonase është rritja e moshës për dalje në pension në kuptim të bazimit me mesataren që është në Bashkimin Evropian.

Ky propozim mund të lexohet nën pikën 15 në faqe 14 të Raportit (FMN-Raporti) në të cilin thuhet:

Që të sigurohet qëndrueshmëria, ekspertët ( e Fondit) propozojnë rritje të moshës për dalje në pension në nivelin e mesatares së vendeve anëtare në BE, zvogëlimin e opsioneve të pensionimit të parakohshëm, indeksimin e pensioneve vetëm përmes lëvizjes së shpenzimeve për jetë dhe përmbajtje të rritjeve ad-hoch. 

Propozimi në formë të “reformave në sistemin e pensionimit” edhe atë me urgjencë, është përfshirë në propozimet kryesore të ekspertëve në pjesën e politikës fiskale (faqe 4), ndërsa është përmendur edhe në deklaratën e Bordit ekzekutues të FMN-së, në krye të dokumentit.

DO të thotë se ekspertët e FMN-së, propozojnë se për konsolidimin e fondit pensional një prej masave është barazimi i moshës së pensionit me mesataren në BE, dhe ajo mesatare është diçka më e lartë se mesatarja në Maqedoni, por poashtu është e saktë se në përfundimet e Bordit ekzekutues të FMN-së, në fakt në vlerësimet, operohet me termin “sigurim i qëndrueshmërisë së pensioneve” (faqe 2)

Duke pasur parasysh, nga ana tjetër, se Qeveria poashtu ka deklaruar për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë sistemit pensional dhe se është formuar grupi punues (Këshill) me të cilin udhëheq pikërisht Crovska, se tashmë janë hequr ad-hoch rritjet e pensioneve, edhe atë se në reforma të sistemit pensional janë kyçur edhe ekspertët e Bankës Botërore, vlerësojmë se deklarata e Carovskës duhet që të vlerësohet si pjesërisht e vërtetë ose gjysmë e vërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.