BDI: Reformimi i ndërmarrjeve publike që janë kompetente për transportin ajror, kontrollin e fluturimeve civile, infrastrukturën rrugore, postën dhe hekurudhat

Veçanërisht i rëndësishëm do të jetë transformimi dhe strukturimi i ndërmarrjeve që administrojnë shërbime publike duke vënë theks të veçantë në shërbimet e transportit ajror dhe kontrollit të fluturimeve civile si dhe menaxhimit me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore magjistrale dhe regjionale. Gjithashtu rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe reformimit të plotë të ndërmarrjeve që administrojnë me shërbimet postare dhe ato hekurudhore duke bërë që këto të jenë funksionale, profitabile, ekonomikisht të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve, konform me standardet europiane.

Arsyetim:

Qveria i ka dhënë nën koncesion aeroportet në Shkup dhe në Ohër, prej kur edhe ka filluar procesi i rekonstruksioneve.

Rrugët e Maqedonisë, infrastruktura hekurudhore dhe aeroportet janë në gjendje më të keqe se sa në shumë vende të Afrikës.

Për gjendjen katastrofale në komunikacionin hekurudhor kanë shkruar Biznis dhe Globus (pdf, fq. 26). Shembuj të fatkeqësive, më 15.3.2010 dhe 29.03.2010 gjenden në ueb-faqet e Ministrisë për tarnsport dhe lidhje.

06.05.2011, në kuadër të fushatës parazgjedhore, është promovuar vetëm një investim prej 10 milionë eurosh për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe sigurinë e hekurudhave…

Posta e Maqedonisë ka pasur një vit të suksesshëm. Më 21.04.11 Drejtori i PM, Ejup Rustemi, dha llogari për punën gjegjësisht të ardhurat e përgjithshme për vitin 2010 janë rritur për 6,6 përqind në krahasim me vitin paraprak 2009. Pritet që gjatë vitit 2011 të renovohen dhe të adaptohen postat kryesore, ndërsa ka pasur edhe 269 punësime të reja.

Është formuar Agjencia për posta si trup i veçantë, sipas direktivës përkatëse evropiane.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.