BDI: Rang listë e institucioneve arsimore

Do ta rishqyrtojmë rrjetin e arsimit të lartë duke i marrë për bazë këto parime: në bazë të evaluimit të jashtëm nga institucione me kredibilitet, do të shpallim rang-listë të institucioneve sipas kualiteteve.
Në përputhje me këtë, në fazën e dytë, do të shqyrtohet politika financiare e institucioneve të arsimit të lartë, në bazë të kualitetit të tyre si kriterium, e nuk do të anashkalohen as institucionet private nga kjo konkurrencë.

Arsyetim:

Ministri për arsim Nikolla Todorov, dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës për universitete të klasit botëror nga universiteti prestigjioz Xhao Tong nga Shangaji, Jing Çeng, në janar të këtij viti nënshkruan marrëveshje, sipas të cilës të gjitha universitetet private dhe shtetërore do të rangohen deri në fund të vitit 2011. Kjo qendër do t’i rangojë universitetet sipas efikasitetit të ligjeratave, hulumtimeve, shërbimeve sociale të universiteteve, mirëpo edhe sipas përqindjes së papunësisë së të diplomuarve.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.