BDI: Investime kapitale në infrastrukturën rrugore

Do të ofrojmë projekte reale dhe ekonomikisht të arsyeshme me qëllim që të realizohen investime kapitale, veçanërisht për ato të infrastrukturës rrugore (korridoret 8 dhe 10). Do të inicojmë realizimin e një projekti multimodal (nyje e transportit rrugor, hekurudhor dhe ujor) në Strugë, vazhdimi i punëve me dhënie të mundshme me koncesion të infrastukturës rrugore të korridorit 8, me realizimin e aksit të ashtuquajtur “Rruga e Arbërit”.

Arsyetim:

Gjatë viteve të kaluara është punuar në përfundimin e Korridorit 10. Më 16.06.2010, ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski e ka vizituar vendin te nyja rrugore “Reçicë” ku ishin duke u zhvilluar aktivitete ndërtimore me qëllim të ndërtimit të pjesës së rrugës Tabanovc – Kumanovë, e cila gjendet në Korridorin transportues 10. Aty ka premtuar se më së voni deri në nëntor të vitit 2010, do të përfundojë tërësisht ndërtimi i kësaj rruge.

Mirëpo, edhe pothuajse pas një viti, ajo akoma po ndërtohet. Minsitri më 27.04.2011, në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se ndërtohet pjesa autostradës Kumanovë- Tabanovc.

Qeveria, më 13.04.2011 publikoi se ka siguruar edhe 107 milionë euro plotësuese, hua nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim – BERZH për ndërtimin e pjesës së autostradës Demir Kapi – Smokvicë, të Korridorit 10, në gjatësi prej 28,2 kilometrash.

Megjithatë, nuk është prekur korridori 8, nuk ka përmirësime në transportin rrugor, e as në atë hekurudhor! Nuk ka filluar asnjë projekt për realizimin e terminalit multimodal (nyje e transportit rrugor, hekurudhor dhe ujor) në Strugë. Nuk ka interes për koncesion të mundshëm të infrastrukturës rrugore të korridorit 8, ndërsa realizimi e të ashtuquajturës “Rruga e Arbërit” nuk ka filluar. Gjatë prezantimit të programit ekonomik para biznesmenëve shqiptarë më 04.05.2011, BDI përsëri premton se do ta ndërtojë atë.

Sipas Forum-it, “Maqedonia është një nga vendet e rralla në botë që nuk ka lidhje hekurudhore me dy vende fqinje (Shqipërinë dhe Bullgarinë), gjatë njëzet viteve të kaluara asnjë garniturë që ka qenë në pushtet nuk ka gjetur forcë për ndërtim të hekurudhave…” Dnevnik-u e vërteton hekurudhën e pandërtuar drejt Bullgarisë.

Utrinski vesnik-u njofton se deri tani akoma nuk ka filluar koncesionimi i rrugëve të Korridorit 8 (zgjat 3 vjet), ndërsa sipas Vreme-s, Korridori 8 është në qorsokak.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.