BDI: Aktivitete sportive

Krijimi kushteve dhe i kapaciteteve që të stimulohen të rinjtë të merren me aktivitete sportive.

Arsyetim:

Qeveria filloi me projektin për ndërtim të 145 sallave sportive nëpër shkolla, në vitin 2009, dhe ishte planifikuar që kjo të përfundojë në vitin 2013. Sipas dhënies së llogarisë nga partneri i koalicionit të BDI-së, VMRO-DPMN-së, deri në maj të vitit 2011 janë ndërtuar 9 salla sportive.

Përveç kësaj, në Shkup është rikonstruar Arena kombëtare “Filipi 2 i Maqedonisë”, është ndërtuar qendra sportive-rekreative “Boris Trajkovski”, ndërsa janë ndërtuar një sërë sallash sportive, terrenesh futbollistike dhe terrene të tenisit nëpër vend.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.