VMRO-DPMNE: Masa të reja nga Programi IPARD

Në vitin 2012 do të ndërmerren aktivitete edhe për akreditimin e masave të reja nga programi IPARD që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rurale, zhvillimin lokal rural, me të cilat do të mundësohet që edhe komunat të aplikojnë për projekte në drejtim të infrastrukturës rurale si parakusht për zhvillimin e sektorit rural. [Afati: 2012]

Arsyetimi:

Në mungesë të informatave që janë në dispozicion publik në lidhje me këtë premtim, u drejtuam në mënyrë të drejtpërdrejtë te institucioni kompetent, e ajo është Ministria për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. Atje na thanë se nga fundi i vitit 2012, nga ana e Trupit për menaxhim me IPARD-in janë ndërmarrë aktivitete për përgatitje për futjen e masës 301 të IPARD-it – Avancimi dhe zhvillimi i infrastrukturës rurale. Në këtë drejtim, është zhvilluar një proces i konsultimeve me komunat, është përgatitur një pyetësor, si një Plani aksional për përcaktimin e aktiviteteve dhe futjen në përdorim të М301 dhe Fishes së propozuar teknike për masën 301. Nga kjo mund të konstatohet se janë ndërmarrë aktivitete për akreditim të masave të reja nga programi IPARD në drejtim të përmirësimit dhe zhvillimit të infrastrukturës rurale. Ky premtim parazgjedhor vlerësohet si i realizuar. [Аzhurnuar më: 21.02.2013]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski