U bë rikonstruimi dhe rehabilitimi i Sh.F ‘Bashkimi’ – Gostivar

Projekti: Rikonstruimi dhe rehabilitimi i Sh.F ‘Bashkimi’ – Gostivar

ARSYETIM:

Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014, në Platformën politike të BDI-së, u premtua (faqe 282), rinkonstruimi dhe rehabilitimi i shkollës fillore “Bashkimi”, në Gostivar. Me realizimin e këtij projekti pritej që për 1700 nxënësit e kësaj shkolle, viti i ri shkollor të fillonte në objekt me nyje të reja sanitare, dyer dhe dritare të ndërruara si dhe çati të re.

Fillimi i realizimit të projektit nisi që më 31 korrik 2013, atëherë kur Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, së bashku me zëvendës Ministrin, Safet Neziri, dolën në terren për t’i vëzhguar punët.

Sot pata nderin ta kem në vizitë Zëvendësministrin Neziri dhe bashkë kemi dalë për ti parë punët në terren se si janë duke u zhvilluar, të cilat besoj që deri në fillimin e vitit të ri shkollor do jenë gati ”. (burimi: Nevzat Bejta)

Megjithatë, proejkti nuk arriti të realizohej në kohe të duhur (1 shtator 2013). Punimet zgjatën deri më 16 tetor 2014, kur Sh.F “Bashkimi” në Gostivar mori pamje të re. U bë ndërtimi i nyjeve sanitare, kulmi, dritaret, dyert, dyshemetë dhe fasada e jashtme. Në inaugurimin e investimeve, ish Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, theksoi se me realizimin e projektit është mundësuar mbarëvajtja e procesit arsimor. (burimi: Abdylaqim Ademi)

Përafërsisht rreth 20 milion denarë janë ndarë nga MASH-i, ku është përfshirë rikonstruimi i brendshëm i objektit, një pjese e çatisë, nyjeve sanitare dhe kuptohet që objekti ka marrë edhe statusin e objektit të efikasitetit energjetik, me çka, do të reduktohet edhe sasia djegëse për ngrohjen e të njejtit“.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha që ky investim dëshmon bashkpunimin reciprok që ka Komuna e Gostivarit me MASH-in.

Tani, kjo është një prej shkollave më të mira publike në nivelin nacional në Republikën e Maqedonisë“. (burimi: Nevzat Bejta)

Nga e gjithë kjo, sipas metodologjisë së Vërtetëmatësit, mundë të përfundojmë se projekti “Rikonstruimi dhe rehabilitimi i shkollës fillore Bashkimi në Gostivar”, është realizar.

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.