Top 5 premtimet ekonomike të realizuara në vitin 2018

Foto: sdsm.org.mk

 

Në vitin që kaloi LSDM arriti të realizojë disa premtime ekonomike dhënë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016. Në këtë shkrim ndajmë pesë premtime të realizuara të LSDM prej paketës ekonomike. 

 

Shkruan: Rada Isovska – Manevska 

 

  1. Mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe barazim të kushteve të biznesit për kompanitë nga vendi dhe kompanitë e huaja. Është miratuar Ligji për mbështetje financiare të investimeve

Me vite kompanitë vendore kërkuan që të barazohet mbështetja financiare me kompanitë e huaja sepse kompanitë e huaja të cilat punojnë në zonat teknologjike-industriale ishin të privilegjuara me ndihmë financiare nga shtet. Të dhënat tregojnë se për 10 vite për 10 investime të huaja të stacionuara në zonat ekonomike, shteti ka harxhuar 225 milion euro si mbështetje për shkaqe të ndryshme. LSDM premtoi se do të barazojë në mbështetje dhe se në nivel vjetor për kompanitë vjetore do të ndahen 20 milion euro në vitin e parë, dhe ajo vlerë do të arrijë deri në 50 milion euro në vitin e fundit të mandatit. Këtë premtim Qeveria e përfshiu në Planin për rritje ekonomike, të definuar përmes tre shtyllave, qëllimi kryesor i të cilës është që të rriten investimet, zhvillimi teknologjik dhe të rritet konkurrenca ndërmjet kompanive vendore, përmes ndihmesës së kompanive të cilat janë në kushte të mira dhe të cilat njëkohësisht mund të arrijnë rezultate më të mëdha pozitive – punësime të reja, investime të reja, si dhe rritje të potencialit eksportues të ekonomisë maqedonase.
Për realizimin e Planit në mars të këtij viti është miratuar Ligji për mbështetje financiare të investimeve në të cilin definohen kriteret sipas të cilave do të ju ndihmohet kompanive dhe për herë të parë kompanitë aplikojnë për ndihmë shtetërore me kushte të njëjta sikurse edhe kompanitë e huaja. Mbështetja e miratuar financiare për të cilët kompanitë do të aplikojnë në thirrjen e parë do të jepet më së voni deri me 31.12.2018.

  1. Sistem tatimor i drejtë – Tatimi mbi të hyrat personale 

Sistem tatimor i drejtë: “Vendosim tatime të drejta. Të varfrit do të paguajnë më pak, ndërsa të pasur më shumë”. Këtë e premtoi LSDM para zgjedhjeve parlamentare, në programin “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 208), ndërsa për këtë u miratua Ligjit për tatimin e të hyrave personale, Qeveria këtë masë e realizoi në fund të vitit 2018.Vendosja e taksës progresive siç edhe u njoftua filloi me zbatimin e procedurës së re tatimore për të hyra më të larta. Ligji duhej që të miratohej dhe të zbatohej që atëherë, por për shkak të reagimeve të qytetarëve dhe shoqatave të biznesit për lartësinë e të ardhurave personale që do të tatimohen nga paga, e cila do të tatimohet me 8 përqind, u përpunua dhe u arritë marrëveshje. Ministria e financave publikoi edhe analiza për atë se si do të  reflektojë tatimi i ri i të ardhurave. Në nëntor ka hyrë në procedurë parlamentare dhe këto ditë është votuar nga deputetët me detyrimin që të hyjë në fuqi me 1 janar të vitit 2019. Me të përveç normës tatimore prej 10 përqind, hynë në fuqi edhe norma prej 18 përqind e cila ka të bëj me tatimin e të hyrave që kalojnë 1,8 milion denarë në vit, gjegjësisht 90.000 denarë në muaj. Po ashtu, propozohet edhe tatimi të të hyrave prej qirasë, prej dividentët, prej fitimeve kapitale, prej lojërave të fatit dhe të hyrave të tjera që të vendoset tatim prej 15 përqind.

 


SHIHNI EDHE KËTË: 

TOP 5 premtime nga ekonomia të parealizuara në vitin 2018

Për vendosjen e taksës progresive, reaguan edhe katër odat ekonomike nënshkruese të Platformës për dialog publiko-privat, Oda Ekonomike, Oda Ekonomike për teknologji informatike dhe komunikim – MASIR, Oda ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore, dhe Lidhja e Odave Ekonomike. Ata kërkuan që ndryshimi i tatimit progresiv të shtyhet për pesë vite, pasi sipas analizave të tyre, siç komunikuan, treguan se nuk është momenti për miratim dhe do të ketë pasoja negative mbi të gjithë  shoqërinë-biznesore.

  1. Është miratuar Ligji i ri për energjetik në pajtim me rekomandimet evropiane 

Me vite Bashkësia Evropiane Energjetike (BEE), në të cilën është anëtare edhe Maqedonia, i ka dhënë vërejtje vendit për  energjetikën dhe rreth zbatimin e rekomandimave evropiane. Sekretariati i Bashkësisë energjetike për shkak të shtyrjes së liberalizimit dhe vonimit me Ligjin për energjetik i cili duhej të miratohej në fillim të vitit 2015, ngriti dy procedura për mosmarrëveshje me Maqedoninë. E para për shkak të heqjes së të drejtës së zgjedhjes së qytetarëve, dhe së dyti për moszbatim të paketës së tretë energjetike nga legjislacioni evropian. LSDM në programin “Plani për jetë” në faqe 86 premtoi se do të zbatojë rekomandimet dhe do të realizojë liberalizimin në tregun energjetik deri në fund. Qeveria e re për këtë kishte afat deri në fund të qershorit të vitit 2018 që të mund të miratojë ndryshimet ligjore.
Kuvendi me 21 maj (2018) miratoi Ligjin e ri për energjetik. Ai është publikuar në Gazetën zyrtare me 28.05.2018. Qeveria informoi se Sekretariati i Shoqërisë për energjetik ka tërhequr edhe kërkesat për mosmarrëveshje kundër Maqedonisë.

  1. Është vendosur marrëveshja mes shoqërisë së biznesit dhe Qeverisë 

Do të vendosim kanale ekzistuese komunikimi mes shoqërive të biznesit dhe Qeverisë. Qeveria dhe shoqëria e biznesit do të kenë konsultime të rregullat para ndryshimeve ose miratimit të ligjeve të reja. Biznismenët do të mund të shprehin të gjithë mospërputhjet, jologjikshmërinë dhe papërshtatshmërinë e normave ekzistuese. Qeveria do të ndërmerr detyrën që të shqyrtojë dhe del me sugjerime për biznismenët, premtoi LSDM në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë faqe 211″.

Edhe ky premtim i socialdemokratëve është realizuar me nënshkrimin e memorandumit me 9 maj (2018) mes Qeverisë dhe katër odave ekonomike – Odës ekonomike, Lidhjes së odave ekonomike, Odës ekonomike për Maqedoninë veri-perëndimore dhe Oda ekonomike për teknologjike dhe komunikim – MASIT. Vlerësimi i përgjithshëm i bashkëpunimit të Qeverisë me odat është se ekziston një vullnet i fort për bashkëpunim dhe se është vendosur një dialog publiko-privat i nivelit të lartë.

  1. Revizion në tokën shtetërore bujqësore dhe shpërndarja e duhur

Një prej ndryshimeve radikale të cilat i premtoi LSDM në bujqësi (“Plani për jetë” faqe 221) është se do të kryejë analizë për ndarjen e tokës bujqësore aty ku ka janë detektuar një sërë parregullsish. Në fillim të këtij viti ministri i Bujqësisë Ljubço Nikollovski komunikoi se është duke u realizuar revizion në tokën bujqësore dhe 7.000 marrëveshje me kompanitë dhe bujqit për kompensim të tokës bujqësore.

Analiza ka vërtetuar një sërë parregullsish gjatë shpërndarjeve. Janë prishur një numër i madh i marrëveshjes dhe kanë ngritur mbi 200 padi sipas koncesioneve të papaguara.Këto ditë, ministri komunikoi se deri më tani janë prishur gjithsej 212 marrëveshjes për shkak të blejres jo racionale përderisa pritet që numri të rritet deri në 600.Ministri i Bujqësisë, me qëllim që të përmirësojë menaxhimin me tokën bujqësore krijoi një sistem të integruar të menaxhimit, përmes lidhjes elektronike të njësive rajonale të Agjencisë për kadastër, që do të realizohet një fotografi të qartë për tokat të cilat akoma nuk janë dhënë me koncesion. Në ueb-faqen e Ministrisë së Bujqësisë janë publikuar sipërfaqen e përgjithshme bujqësore sipas rajonit, tokat e dhëna me qira, dhe tokat e lira dhe publikoi disa shpallje për dhënie të tokave me koncesion.

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.