PSP ka mandat edhe për hetime, edhe për akuza deri në vitin 2020

Foto: Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE

Законот е јасен – СЈО има надлежност да постапува со целиот свој обем до последниот ден од истекувањето на мандатот – 15.09.2020 година

 

Ligji është i qartë – PSP ka kompetenca që të veprojmë me gjithë vëllimin e saj deri në ditën e fundit të skadimit të mandatit – 15.09.2020

 

Partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes përfaqësuesit të saj, Bojan Stojanovski, mbrëmë, 23.07.2017, dha deklaratë në të cilën ka një pjesë që cilësohet si manipuluese dhe e pavërtete për sa i përket afatit të veprimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP):

Deklarata:  PSP nuk mund që vendoset para ligjit. Në pajtim me nenin 22 nga Ligji për prokurori publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së përndjekjes së paligjshme të komunikimit, me këtë organ për ndjekje selektive nuk duhet që të hetohen procedura pas skadimit të afatit prej 18 muajsh nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve nën kompetencat e saja. Çdo ndjekje e tillë dhe ngacmim të cilin PSP e bën ndaj qytetarëve, anëtarëve të VMRO-DPMNE-së do të jetë kundër ligjit do të jetë bazë për përgjegjësinë e të punësuarve në PSP. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja data: 23.07.2017]

 

ARSYETIM:

Pjesa e parë e deklaratës së përfaqësuesit të VMRO-DPMNE-së ka të bëj me pretendimet për karakterin politik të vendosjes se PSP-së, diçka që këtë herë nuk u mbështet në asgjë dhe diçka që shumë herë e kemi despinuar dhe sqaruar në faqet e “Vërtetmatësit”. Por, pjesa e dytë ka të bëj me një të pavërtetë më pak të shabllonizuar dhe të shpërndarë nga ana e partisë dhe ekspertëve afër saj, ndërsa me atë preku në çështjen e afatit të veprimit të PSP-së.

Siç është e njohur për opinion, me 30.06.2017 skadoi afati prej 18 muajsh të përfshirë në Ligjin për PSP-në, sipas të cilit kjo prokurori duhej që të ngre akuza ose të urdhëroj ndalimin e hetimit të nisur për vepra e kryera penale të mundshme, të cilat janë të lidhura me materialet nga bisedat e përgjuara të cilat i publikoi opozita edhe materialet për lëndët e caktuara të cilat i ka udhëhequr rregullisht prokuroria. Një ditë para 30.06.2017, prokurorja speciale në konferencën për shtyp kumtoi se ngre tre akuza të reja, se dy hetime i lidh në një akuzë dhe se gjithsej PSP ka 30 akuza për më shumë persona, të cilat i janë dorëzuar sistemit gjyqësor. Por, këtu aspak nuk përfundon puna e PSP-së, jo vetëm në udhëheqjen e lëndëve për akuzat tashmë të ngritura, por edhe në këndvështrimin e parahetimeve të mëtejme, hetimeve dhe në ngritjen e akuzave të reja.

Çka nëse, për shembull, përgjatë pocedurës gjyqësore për të cilën ekziston aktakuzë, vjen deri te vepra të reja penale nga ana e  të akuzuarve, që lidhen me lëndën për të cilën vetëm se është duke u kryer procedurë? Për shembull, nëse vjen deri te shkatërrimi i fakteve ose frikësimeve dhe torturimin e dëshmitarëve? Kuptohet se PSP në këtë rast është plotësisht e autorizuar që të dorëzojë propozim për ngritje të akuzave për veprën e re penale të kryer dhe t’a lidh me atë ekzistuese, që të zgjerojë akuzën në procedurë.

Përsëri, thelbi i të së pavërtetës së thënë nga ana e partisë politike VMRO-DPMNE është në dy dispozita të qarta të ligjit.

E para është në Nenin 5, paragrafi pesë nga Ligji për PSP, në të cilin thuhet se si Prokuroria Speciale (PSP) do të veprojë me vepra të cilat nuk janë nën kompetencën e vet, ndërsa do të ketë informacion për vepra të atilla:

(5) Të gjitha provat për vepra penale të cilat nuk janë në vëllimin e autorizimeve dhe kompetencave të Prokurorit Publik për ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë me dhe që rezultojnë nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve, ose janë relevante për lëndë ekzistuese penale, do t’i dorëzohen Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë dhe prokurorit i cili e udhëheq lëndën. (Neni 5, paragrafi 5 nga Ligji për PSP-në)

Kjo do të thotë se deri më tani në materialet e përgjuara, ndërsa siç tha Janeva janë dëgjuar vetëm 45 përqind e materialit të marra, mund të jenë zbuluar indikacione ose fakte për vepra të tjera të cilat “nuk janë në vëllimin e autorizimit dhe kompetencave” të Janevës ose ndoshta janë “relevante për lëndët ekzistuese penale” dhe të tilla informacione, indikacione, fakte, do t’i dorëzohen PTHP ose prokurorëve kompetent nga prokuroria e rregullt.

Për shembull, gjatë hetimit të lidhur me financimin e paligjshëm të partisë politike, është kërkuar dhe është pritur informacione edhe nga jashtë, prandaj ka ardhur deri te informata edhe për vepra të tjera penale, të cilat nuk kanë të bëjnë me financimin e partisë, një informacion të tillë PTHP mund dhe duhet të ja dërgojë prokurorisë së rregullt. Këtë na e konfirmoji edhe një ekspert juridik me profil të larë me të cilin u konsultuam gjatë shkrimit të këtij teksti.

E dyta, nëse shqyrtohet Neni 22, i cili rregullon afatin për vendosjen e PSP në aspektin e hetimit ose akuzës, ai në mënyrë strikte ka të bëj më ngritje të akuzës ose ndalimin e procedurës hetimore, në afat prej 18 muajsh, por që nga “marrja e lëndëve dhe materialeve nën kompetencat e saja”. 

Që do të thotë, kjo më së miri shihet në rastin “Spot”. Sepse Janeva dhe ekipi i saj vlerëson se ky rast hynë në kompetencat e tyre, sepse kanë indikacione nga bisedat e përgjuara të cilat i morën në periudhën 2008-2015, PSP shumë më herët kërkoi nga PTHP, që nga 30 qershori i vitit 2017 që të merr lëndën “Sopot”, e cila është në fazën e procedurave të apelit të 11 të gjykuar. Kolektivi i PTHP, më saktë i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsionit, mori vendim në fillim të korrikut të këtij vitit, më saktë me 5 korrik, lënda t’i dorëzohet PSP. 

Sipas dispozitave të qarta nga Ligji për PSP, nga Neni 22, afati i PSP rrjedh që nga ai moment kur fizikisht lëndën e mori nga PTHP:

Neni 22

Prokurori publik i cili udhëheq me Prokurorinë Publike mund të ngrejë akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës hetimore në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të tij. 

Është shumë e qartë se legjislacioni ka menduar se ndoshta materialet nga kompetenca e PSP do të merren edhe pas skadimit të afatit pesë vjeçar që nga formimi i saj, për shembull diku ka vera e vitit 2020. Prej këtu kompetenca e PSP-së është që të bëj punën e vet dhe të kërkojë fakte, të nis parahetime, hetime dhe akuza të reja, sipas Ligjit,  mandati i saj zgjat deri në skadimin e pesëvjeçarit që nga formimi i saj, dhe ai është 15 shtatori i vitit 2020.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë deklarata e partisë politike VMRO-DPMNE e thënë nga përfaqësuesi i saj, në lidhje me përfundimin e kompetencës së PSP që të kryej hetime, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.