Përkundër pretendimeve të Kitanov, problemi me autostradën nuk është te vozitësit

Është e mundur që disa vozitës të gabojnë, por nuk është e mundur që të gjithë të gabojnë. Foto: montazh e "Vërtetmatësit"

 

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, për redaksinë e portalit “Sakam da kazham” (SDK) dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Që të mos dalin prej autostradës është e mjaftueshme që të ndjekin tabelat e gjelbra në të cilat shkruhet Shkup-Athinë. Çdo vozitës, i cili ka marr patentën e shoferit, e di se në autostradë ndiqet ngjyra e gjelbër, ndërsa të verdhat janë për rrugë rajonale…

Prej asaj që shohim në terren të huajt nuk kanë problem me lëvizjen nëpër autostradën e re. Ato respektojnë edhe shpejtësinë për lëvizje, veçanërisht në tunel, gjë që nuk ndodh me vozitësit e vendit. 

[Burimi: SDM.mk – Shenja ka mjaftueshëm…, data: 29.04.2018]

 

ARSYETIM:

Deklarata e Kitanovit është e prerë – që të mos dalin prej autostradës së Shkupit deri në Gjevgjeli, pas pjesës Negotinë-Demir Kapi, vozitësit duhet vetëm të ndjekin tabelat me ngjyrë të gjelbër, dhe këtë e di çdo kush që ka marr patentën e shoferit!? Si dhe se të huaj nuk kanë probleme…Një deklaratë e tillë pas verifikimit të cilin e kreu “Vërtetmatësi”, sipas metodologjisë së verifikimit të burimeve, është e pavërtetë.

Deklarata e Kitanov vjen pas shumë reagimeve në mediume se ka probleme me shenjat në atë pjesë, ku përfundon autostrada e tanishme dhe ku duhet të kryhet rindërtimit që të lidhen me autostradën e sapohapur prej Demir Kapisë deri në Smokvicë.

Për këtë dëshmitarët dhe kronika e emetuar në televizionin “Kanal 5” një ditë para deklaratës së Kitov, në të cilin shihet qartë se ka probleme dhe se të njëjtin problem e ka hasur edhe ekipi i “Kanal 5” i cili ka dashur të verifikojë gjendjen.

Ditën në vazhdim dhe ekipi i TV “Telma” njofton për të njëjtin problem nga vendi i ngjarjes, për të cilën dëshmon edhe deklarata e kryetarit të Komunës së Demir Kapisë, i cili në kronikë vërteton se ka probleme dhe se tentojnë ta zgjidhin përkohësisht me pjesëmarrje më të shpeshtë së policisë në komunikacion.

Por, problemi mbetet i njëjtë, për atë se televizioni edhe me 30.04.2018 publikon reportazh të ri nën titullin Autostrada edhe më tej huton vozitësit. Me këtë kronikë, qartë shihet se edhe udhëtarët nga jashtë kanë probleme në gjetjen e pjesës së lidhjes me autostradën e re.

Fundja, edhe përkrah këtyre njoftimeve në televizion dhe më ueb mediumet, se ekziston një udhëzim i veçantë dhe paqartësi tregon edhe kumtesa e Lidhjes Auto-moto në Maqedoni në buletinin e tyre të rregullt për gjendjen e rrugëve. Prej ditës kur është lëshuar në përdorim autostrada e re, 24.04.2018, në buletinin e LAMM në vazhdimësi (të paktën deri kur është shkruar ky tekst), gjenden njoftime me përmbajtjen në vazhdim:

Prej 24.04.2018 prej orës 11:00, autostrada Demik Kapi-Smokvicë është plotësisht e mirë për komunikacion. Për shfrytëzimin e të njëjtës (në drejtim Shkup-Gjevgjeli) në qarkoren para Demir Kapisë kyçuni për në Shkup, kaloni nëpër nënkalimin dhe vazhdoni drejtë, duke ndjekur tabelën për në Gjevgjeli. 

Edhe përkrah kësaj, Kitanov pretendon se nuk ka probleme, se shenja ka mjaftueshëm dhe se problemi është te vozitësit. Por, në një moment prej deklaratën të cilën e jep për SDK, vet Kitanovi demanton dhe pothuajse pranon problemin:

Deri me 15 maj do të përfundojmë edhe dy kilometrat e mbetur të kësaj rruge (rikonstruktimi i pjesës Negotinë-Demir Kapir), e cila është me shumë gropa, ndërsa deri të mërkurën lakesën në Negotinë do të zhvendosim më lartë në rrugë për 4 kilometra dhe vozitësit nuk do të kenë asnjë problem që të arrijnë deri në Gjevgjeli. Deri në qershor, do të përfundojë edhe rikonstruktimi i 8,5 kilometrave të rrugës së vjetër në drejtim Demir Kapi-Negotinë

Për shkak të argumenteve të shfaqura më lartë, vlerësojmë se deklarata e funksionarit të emëruar në pozitën e drejtorit të NP “Rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov, se nuk nuk ekziston problem me shenjat që të shfrytëzohet autostrada e re, është e pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.