Nuk është ndërtuar shtëpia e studentëve në Shtip
PREMTIM: Ndërtimi i kampusit studentor në Shtip
[Programi parazgjedhor i LSDM- „ Plani për jetë në Maqedoni“ faqe 6 dhe faqe 205]
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e kampusit studentor në Shtip është premtim parazgjedhor i LSDM-së nga zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Premtimi është pjesë e programit të tyre të titulluar si “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 6 dhe faqe 205) dhe i njëjti nuk është realizuar.
Në programin parazgjedhor të vitit 2016 socialdemokratët premtuan se ky projekt do të përfundojë deri në fund të vitit 2017. Petar Atanasov, kryetari i Komisionit për Arsim nga LSDM, në konferencë për shtyp të mbajtur me 10.09.2016, theksoi se “qeveria e re e LSDM-së do t’i ketë studentët në krye të listët së prioriteteve”.
Përderisa Spiro Ristovski dhe Nikolla Gruevski akoma mendojnë për nevojën e shtëpisë së studentëve, ne sigurojmë se pas ndryshimit të qeverisë në dhjetor, Qeveria e re do të ndërtojë shtëpi studentësh të re, moderne në Shtip me kapacitet prej 300 shtretërve deri në fund të vitit 2017 – deklaroi Atanasov.
Me 02.03.2018, nga VMRO-DPMNE u akuzua se “para zgjedhjeve, kryetari i komunës dhe anëtarët e LSD-së premtuan ndërtimin e shtëpisë së re studentore në Shtip, por siguruan vetëm hipokrizinë”.
LSD premtoi ndërtimin e shtëpisë së studentëve në Shtip deri në fund të vitit 2017. Viti ka kaluar, në këtë moment nuk kanë paraparë kushtet e lokacionit, as dokumentacionin bazë për përgatitjen e tenderit. Një investim të tillë nuk kanë paraparë në Buxhetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, as në Buxhetin e Komunës së Shtipit. Kryetari Boçvarski premtoi se do të kërkojë para prej shteti për ndërtimin e shtëpisë së studentëve, po edhe kjo ka qenë një gënjeshtër parazgjedhore e partisë qeverisëse – deklaroi Filip Majstorski nga VMRO-DPMNE.
“Vërtetmatësi” pyeti Ministrinë e Arsimit, deri ku është realizimi i projektit të Qeverisë dhe a ka filluar ndërtimi i kampusit studentor në Shtip, por përgjigje nuk morëm.
Duke pasur parasysh se premtimi i LSDM-së ishte që shtëpia e studentëve në Shtip të ndërtohet deri në fund të vitit 2017, por sipas informacioneve që kishim në dispozicion deri më tani (09.11.2018) kjo nuk ka ndodhur, këtë premtim të socialdemokratëve e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ – „План за живот во Македонија“ (стр.6 и стр.205) [Пристапено на: 09.11.2018]
- Тајм.мк (10.09.2016) – СДСМ најавува изградба на студентски дом во Штип [Пристапено на: 09.11.2018]
- Официјална веб страна на СДСМ (10.09.2016) – Владата на СДСМ ќе изгради нов студентски дом во Штип до крајот на 2017 година [Пристапено на: 09.11.2018]
- Курир (02.03.2018) – Мајсторски: Пред избори, градоначалникот и челниците од СДС ветуваа изградба на нов студентски дом во Штип, но обезбедија само лицемерие [Пристапено на: 09.11.2018]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari