Nuk është ndërtuar shtëpia e studentëve në Shtip

Foto: mk.wikipedia.org

 

PREMTIM: Ndërtimi i kampusit studentor në Shtip

[Programi parazgjedhor i LSDM- „ Plani për jetë në Maqedoni“  faqe 6 dhe faqe 205]

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e kampusit studentor në Shtip është premtim parazgjedhor i LSDM-së nga zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Premtimi është pjesë e programit të tyre të titulluar si “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 6 dhe faqe 205) dhe i njëjti nuk është realizuar. 

Në programin parazgjedhor të vitit 2016 socialdemokratët premtuan se ky projekt do të përfundojë deri në fund të vitit 2017. Petar Atanasov, kryetari i Komisionit për Arsim nga LSDM, në konferencë për shtyp të mbajtur me 10.09.2016, theksoi se “qeveria e re e LSDM-së do t’i ketë studentët në krye të listët së prioriteteve”. 

Përderisa Spiro Ristovski dhe Nikolla Gruevski akoma mendojnë për nevojën e shtëpisë së studentëve, ne sigurojmë se pas ndryshimit të qeverisë në dhjetor, Qeveria e re do të ndërtojë shtëpi studentësh të re, moderne në Shtip me kapacitet prej 300 shtretërve deri në fund të vitit 2017 – deklaroi Atanasov. 

Me 02.03.2018, nga VMRO-DPMNE u akuzua se “para zgjedhjeve, kryetari i komunës dhe anëtarët e LSD-së premtuan ndërtimin e shtëpisë së re studentore në Shtip, por siguruan vetëm hipokrizinë”. 

LSD premtoi ndërtimin e shtëpisë së studentëve në Shtip deri në fund të vitit 2017. Viti ka kaluar, në këtë moment nuk kanë paraparë kushtet e lokacionit, as dokumentacionin bazë për përgatitjen e tenderit. Një investim të tillë nuk kanë paraparë në Buxhetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, as në Buxhetin e Komunës së Shtipit. Kryetari Boçvarski premtoi se do të kërkojë para prej shteti për ndërtimin e shtëpisë së studentëve, po edhe kjo ka qenë një gënjeshtër parazgjedhore e partisë qeverisëse – deklaroi Filip Majstorski nga VMRO-DPMNE. 

Vërtetmatësi” pyeti Ministrinë e Arsimit, deri ku është realizimi i projektit të Qeverisë dhe a ka filluar ndërtimi i kampusit studentor në Shtip, por përgjigje nuk morëm.

Duke pasur parasysh se premtimi i LSDM-së ishte që shtëpia e studentëve në Shtip të ndërtohet deri në fund të vitit 2017, por sipas informacioneve që kishim në dispozicion deri më tani (09.11.2018) kjo nuk ka ndodhur, këtë premtim të socialdemokratëve e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.