Nuk është formuar Instituti për Zhvillim të Arsimit

PREMTIM: Do të formojmë Institut për Zhvillim të Arsimit i cili do të jetë shtylla kryesore e gjithë veprimtarisë arsimore në arsimin fillor dhe të mesëm. Ky trup do të propozojë ndryshimet e ardhshme në modelin e programeve arsimore dhe planeve mësimore. Ekipet të cilat do ta realizojnë këtë do të përfshijnë njerëz të shkencës dhe nga praktika arsimore. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM: „Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 225, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM në Programin e saj për zgjedhjet Parlamentare në vitin 2016, “Plani për jetë në Maqedoni” premtoi se në periudhë prej gjashtë muajsh që nga zgjedhja e Qeverisë, do të formohet Institut për Zhvillim të Arsimit. Ky institut, siç qëndron edhe në Program, duhet të jetë shtyllë e gjithë veprimtarisë në arsimin fillor dhe të mesëm. Por, edhe pas dy vitesh nga zgjedhja e Qeverisë, ky premtim nuk është realizuar. 

Premtimi i përmendur qëndron edhe në Programin e Qeverisë për punë, në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020. Aty është specifikuar çka në të vërtetë do të thotë formimi i Institutit për Zhvillim të Arsimit. Në faqen 29 të Programit të Qeverisë shkruan:

Zyra për zhvillim të arsimit do të ristrukturohet edhe do të rritet në Institut për Zhvillim të Arsimit. Ky do të jetë arsimi shtetëror “think-thank” në të cilën do të punojnë më tepër sektorë, ku vazhdimisht do të dizajnohen hulumtime në sferën e arsimit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së procesit arsimor. 

Megjithatë, Ministria e Arsimit në periudhën prej zgjedhjes së Qeverisë deri më tani akoma nuk ka propozuar ndryshime të Ligjit për zhvillim të arsimit, aq më pak, të ketë ndryshuar emrin e këtij institucioni.

Deri më sot (11.03.2019), edhe Qeveria nuk ka marr vendim për ndryshime të Ligjit.

Në Kuvend mund të gjendet dokument i cili shërben për ndryshime ligjore në Ligjin për Zyrën për zhvillim të arsimit për të cilat ka diskutuar Komisioni parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. Por, këto ndryshime janë propozuar nga një grup deputetësh dhe kanë të bëjnë me ndryshime të anëtarëve në të cilat vërtetohen kriteret për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve.

Në internet-faqen e Byrosë për zhvillim të arsimit, në seksionin “veprimtari” është definuar çka në të vërtetë përfaqëson byroja:

Byroja për zhvillim të arsimit është organ nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me status të personit juridik dhe kryen punë profesionale me rëndësi për zhvillim dhe avancimin e edukimit dhe arsimit në Republikën e Maqedonisë. 

Më tej sqarohet edhe veprimtaria e saj:

Veprimtari e Byrosë për zhvillim të arsimit përfshinë komponentë me të cilat caktohen qëllimet dhe përmbajtjet në punën edukuese-arsimore te parashkollorët, arsimin fillor, gjimnaz, arsimin e mesëm profesional, arsimin dytësor, arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, arsimimin e të rriturve, mësonjëtoret, si dhe për arsimimin e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës Veriore të Maqedonisë në diasporë, në mësimin e gjuhës amtare dhe kulturës. 

Edhe në pjesën e proceseve që rregullojnë punën e tyre nuk ka ndryshim të Ligjit, gjë që tregon se planifikohet ndryshimi i emrit dhe veprimtarisë.

Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundim se deri më tani, ky premtim i LSDM-së nuk është realizuar,  edhe pse është premtuar para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, që për gjashtë muaj që nga zgjedhja e Qeverisë do të formohet Institut për Zhvillim të Arsimit, gjegjësisht do të reformohet Byroja për Zhvillim të Arsimit.

 

BURIME:

Vlerësoi:  Rada Isovska-Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.