Ndihma sociale nuk është rritur në 12.000 denarë

 

Me 06.03.2018, Irena Popova, përfaqësuese e VMRO-DPMNE, në konferencën për shtyp të mbajtur dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të vërtetë: 

 Zoran Zaev në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 premtoi se ndihma sociale pas marrjes së qeverisë do të rritet në 12.000 denarë. Zoran Zaev gënjeu. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve dhe më shumë se 9 muaj pas marrjes së qeverisë nga ana e LSDM-së qytetarët shohin se janë të manipuluar. 

LSDM premtoi se qytetarët të cilët kanë të hyra nën 12.000 denarë do të ju jepet pjesa tjetër deri në 12.000 denarë nga ana e shtetit. Kjo nuk ndodhi. Shtesë Zaev premtoi se shteti do të hulumtojë për qytetarët e rrezikuar dhe do t’i punësojë. 

Një gjë premtoj para zgjedhjeve, tjetër gjë bëjnë kur janë në qeveri. Kaluan më shumë se 9 muaj, ndërsa ndihma sociale nuk është rritur. 

[Burimiueb-faqja e VMRO-DPMNE-së (prej minutës 0,20 deri në minutën 2,06 të videos), data: 06.03.2018]

 

ARSYETIM:

Anëtarja e Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, Irena Popova mbrëmë (06.03.2018) në konferencë për shtyp kritikoji kryeministrin Zoran Zaev,  mes tjerash, tha se nuk ka përmbushur premtimin e dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), që menjëherë pas ardhjes së qeverisë do të rrisë ndihmën sociale në 12.000 denarë” (prej minutës 1,22 deri në minutën 1,53 të videos). Këtë deklaratë të Popovës e vlerësojmë si të vërtetë. 

Me 28 nëntor të vitit 2016 kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev (gjatë kohës së liderit të opozitës) me nënshkrimin e deklaratave me sektorin civil në fushën e ekonomisë dhe shtetit social tha se përderisa në zgjedhje do të marrin besimin e qytetarëve, familjet të cilat nuk kanë fare të hyra do të marrin ndihmesë sociale prej 12.000 denarë, ndërsa ata të cilët nuk kanë asnjë të hyrë do të ju jepen 12.000 denarë.

Ajo për të cilën sot dhamë nënshkrim dhe japim fjalën, gjegjësisht detyrim të cilin do ta realizojmë menjëherë pas këtyre 13 ditëve të cilat mbeten deri në zgjedhje është premtimi ynë për shtet social dhe politikë sociale, gjithashtu ekonomia dhe kthesa në bujqësi për të cilën u fol.  

Premtimi të cilin të gjithë e propozuam është se ndihma sociale asnjëherë nuk do të jetë 2.000, 3.000 ose 4.000 denarë. 12.000 është pragu minimal me të cilin një familje minimum mund të ketë një jetë dinjitoze. Çdo familje e cila nuk ka asnjë të hyrë, shteti do t’i jep 12.000 denarë ndihmë sociale, ajo familje e cila nuk ka asnjë të hyrë do t’i jepet deri 12.000 denarë, ndihmë sociale dhe nëse dëshiron që shteti me të vërtetë të mos ketë mijëra familje të cilave do të ju jep 12.000 denarë, në mënyrën më të mirë të sigurojmë punë të qëndrueshme dhe të hyra të përshtatshme për të gjithë familjet, duke tentuar që të zvogëlojë numrin e ndihmesës sociale, por poashtu të bie edhe bie numri i familjeve që merr ndihmesë sociale. (Zaev – prej minutës 2,28 të videos)

Të njëjtin premtim ai e dha edhe me 04.12,2016 në Manastir në tubimin zgjedhor të koalicionit “Për jetë në Maqedoni” të udhëhequr prej LSDM-së. Atëherë Zaev njoftoi se përderisa fitojnë në zgjdhje që në muajt e parë do të ndërmarrin masa konkrete në më shumë sfera të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në kualitetin e jetës së qytetarëve.

Do të rrisim ndihmën sociale prej 2.500 denarë në 12.000 denarë që personat që shfrytëzojnë ndihmesë sociale të jetojnë një jetë me dinjitet. Do të rrisim kapacitetin energjetik në shtet, do të investojmë që të mos importojmë rrymë dhe të mos harxhojmë 180 milion euro në vit për import të rrymës. REK Bitolla do të vazhdojë që të jetë prodhuesi më i madh energjetik në Maqedoni, por shteti drejtpërdrejtë do të investojë në filtra, në mbrojte ekologjike, sepse nuk mund të jetojmë me rritje të sëmundjeve dhe shfaqjes së karcinomave. Do të ketë risi në shëndetësi dhe për këtë do të përfshijmë mjekim pa pagesë për të gjithë, tha Zaev

Ky premtim i tij deri më tani (07. 03.2018) nuk është plotësuar, ashtu që deklaratën e Popovës e vlerësojmë si të vërtetë. 

 

*Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në nivel mujor kap vlerën prej 2.831 denarë për amvisëri në familje prej një personi dhe deri në 7.020 denarë për familje me pesë ose më shumë anëtar.

Извор: ПИОМ
Burimi: MPPS

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *