Është riaktivizuar klubi i deputeteve

Riaktivizimi i Klubit të femrave deputete. (Plani reformues “3-6-9”. Afati: tre muaj e parë që nga publikimi i planit)

[Burimi: Qeveria e RM-së; Data: 05.07.2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi për riaktivizimin e Klubit të grave deputete është premtim i realizuar i Planit reformues qeveritar Plani “3-6-9” (faqe 2), të publikuar me 5 korrik të vitit 2017, në pjesën e reformave të cilat kanë të bëjnë me Kuvendin. Ky premtim ishte paraparë që të realizohet në tre muajt e parë, gjegjësisht deri në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15 tetor..

Klubi i deputetëve është trup i Kuvendit dhe informacioni për mbledhjen konstituive të Klubit u publikua në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit me 06.07.2017.

 Sot, Klubi i deputeteve të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive në të cilën si koordinatore u propozua deputetja e zgjedhur nga radhët e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi, ndërsa marrëveshja ishte që deputete e partive parlamentare, të delegojnë anëtare nga kryesia e klubit. 

Klubi i deputeteve do të veprojë me një qellim të përbashkët dhe të vetëm që të nis vendime ligjorë për arritjen e barazisë gjinore dhe përparimin e të drejtave të grave, përfshirjen e tyre aktive në procesin e marrjes së vendimeve në shtet si dhe përforcimin dhe zgjerimin e të gjithë sferave demokratik të shoqërisë maqedonase. 

Në ueb-faqe ne Kuvendit mund që të shihen edhe të gjithë aktivitete e Klubit të cilat deri ma tani janë realizuar, si dhe të të merren informacione për kryesinë e Klubit dhe anëtaret e tij.

Informacioni për riaktivizimin e Klubit, u publikua edhe në ueb-faqen e “Kuvend i hapur“:

Pas një pauze të gjatë përsëri u aktivizua Klubi i deputeteve në Kuvendin e RM-së. Klubi i deputeteve me 06.07.2017 mbajti mbledhje konstituive…

Me 20.11.2017, Qeveria ne ueb-faqen e saj zyrtare, publikoi Shqyrtim të statusit të implementimit të masave të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin narrativ 3-6-9″. Këtu (faqe 7), mund që të shihet se premtimi për riaktivizimin e Klubit të grave deputete (i cili në përbërjen e mëparshme të Kuvendit (2014-2016) nuk funksiononte) është realizuar.

Klubi do të veprojë për inicimin e vendimeve ligjore për arritjen e barazisë gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave, përfshirjen e tyre aktive në procesin e marrjes së vendimeve në shtet si dhe përforcimin dhe zgjerimin e demokracisë në të gjithë sferat e shoqërisë. Klubi i deputeteve me 20.07.2017 Mbajti takim me temën “Klubi i deputeteve, arritjet dhe prioritetet”. Me 27.07.2017 u mbajt edhe mbledhja e dytë, qëndron në arsyetimin e prezantimit të fakteve. 

Përndryshe, në qëndrimin e publikuar nga ane e Qeverisë, thuhet se Klubi, në suaza të kompetencave të veta, ka reaguar dhe ka gjykuar marrëdhëniet diskriminuese ndaj grave-pjesëmarrëse në Maratonën atletike ndërkombëtare që mbahet në Ohër, në në cilin trofetë e grave garuese, ishin më të ulëta se ato të burrave që ishin pjesë e garës.

Reagimin e transmetuan edhe një pjesë e mediumeve në vend.

Kjo është një shkelje skandaloze e Ligjit për mundësi të njëjta të grave dhe burrave dhe një nënçmim publik dhe degradim i gjinisë femërore. I bëjmë thirrje Lidhjes së Atletikës në Republikën e Maqedonisë, si dhe organizatorit, që publikisht të kërkojnë falje dhe të sigurojnë trajtim të barabartë të të gjithë garuesve, me trofe të barabartë për të gjithë fituesit, kumtoi Klubi i deputetëve në Kuvendin e RM-së, informoi portali A1on

Poashtu, siç publikoi Qeveria, gjatë muajit gusht, Klubi punues ka përgatitur Draft-Deklaratë për përfshirjen e më shumë grave në Republikën e Maqedonisë. Me 21-22 shtator, klubi mbajti punëtori me temën: “Ndërtojmë ura të mirëkuptimit” në të cilën morën pjesë anëtare të Klubit të deputeteve në Kuvend.

Lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi: “Riaktivizimi i Klubit të grave deputete”, pjesë e Plani aksionar “3-6-9”, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *