Është riaktivizuar klubi i deputeteve
Riaktivizimi i Klubit të femrave deputete. (Plani reformues “3-6-9”. Afati: tre muaj e parë që nga publikimi i planit)
[Burimi: Qeveria e RM-së; Data: 05.07.2017]
ARSYETIM:
Premtimi për riaktivizimin e Klubit të grave deputete është premtim i realizuar i Planit reformues qeveritar Plani “3-6-9” (faqe 2), të publikuar me 5 korrik të vitit 2017, në pjesën e reformave të cilat kanë të bëjnë me Kuvendin. Ky premtim ishte paraparë që të realizohet në tre muajt e parë, gjegjësisht deri në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15 tetor..
Klubi i deputetëve është trup i Kuvendit dhe informacioni për mbledhjen konstituive të Klubit u publikua në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit me 06.07.2017.
Sot, Klubi i deputeteve të Kuvendit në Republikën e Maqedonisë mbajti mbledhje konstituive në të cilën si koordinatore u propozua deputetja e zgjedhur nga radhët e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi, ndërsa marrëveshja ishte që deputete e partive parlamentare, të delegojnë anëtare nga kryesia e klubit.
Klubi i deputeteve do të veprojë me një qellim të përbashkët dhe të vetëm që të nis vendime ligjorë për arritjen e barazisë gjinore dhe përparimin e të drejtave të grave, përfshirjen e tyre aktive në procesin e marrjes së vendimeve në shtet si dhe përforcimin dhe zgjerimin e të gjithë sferave demokratik të shoqërisë maqedonase.
Në ueb-faqe ne Kuvendit mund që të shihen edhe të gjithë aktivitete e Klubit të cilat deri ma tani janë realizuar, si dhe të të merren informacione për kryesinë e Klubit dhe anëtaret e tij.
Informacioni për riaktivizimin e Klubit, u publikua edhe në ueb-faqen e “Kuvend i hapur“:
Pas një pauze të gjatë përsëri u aktivizua Klubi i deputeteve në Kuvendin e RM-së. Klubi i deputeteve me 06.07.2017 mbajti mbledhje konstituive…
Me 20.11.2017, Qeveria ne ueb-faqen e saj zyrtare, publikoi “Shqyrtim të statusit të implementimit të masave të parapara në Planin 3-6-9 dhe Planin narrativ 3-6-9″. Këtu (faqe 7), mund që të shihet se premtimi për riaktivizimin e Klubit të grave deputete (i cili në përbërjen e mëparshme të Kuvendit (2014-2016) nuk funksiononte) është realizuar.
Klubi do të veprojë për inicimin e vendimeve ligjore për arritjen e barazisë gjinore dhe avancimin e të drejtave të grave, përfshirjen e tyre aktive në procesin e marrjes së vendimeve në shtet si dhe përforcimin dhe zgjerimin e demokracisë në të gjithë sferat e shoqërisë. Klubi i deputeteve me 20.07.2017 Mbajti takim me temën “Klubi i deputeteve, arritjet dhe prioritetet”. Me 27.07.2017 u mbajt edhe mbledhja e dytë, qëndron në arsyetimin e prezantimit të fakteve.
Përndryshe, në qëndrimin e publikuar nga ane e Qeverisë, thuhet se Klubi, në suaza të kompetencave të veta, ka reaguar dhe ka gjykuar marrëdhëniet diskriminuese ndaj grave-pjesëmarrëse në Maratonën atletike ndërkombëtare që mbahet në Ohër, në në cilin trofetë e grave garuese, ishin më të ulëta se ato të burrave që ishin pjesë e garës.
Reagimin e transmetuan edhe një pjesë e mediumeve në vend.
Kjo është një shkelje skandaloze e Ligjit për mundësi të njëjta të grave dhe burrave dhe një nënçmim publik dhe degradim i gjinisë femërore. I bëjmë thirrje Lidhjes së Atletikës në Republikën e Maqedonisë, si dhe organizatorit, që publikisht të kërkojnë falje dhe të sigurojnë trajtim të barabartë të të gjithë garuesve, me trofe të barabartë për të gjithë fituesit, kumtoi Klubi i deputetëve në Kuvendin e RM-së, informoi portali A1on.
Poashtu, siç publikoi Qeveria, gjatë muajit gusht, Klubi punues ka përgatitur Draft-Deklaratë për përfshirjen e më shumë grave në Republikën e Maqedonisë. Me 21-22 shtator, klubi mbajti punëtori me temën: “Ndërtojmë ura të mirëkuptimit” në të cilën morën pjesë anëtare të Klubit të deputeteve në Kuvend.
Lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi: “Riaktivizimi i Klubit të grave deputete”, pjesë e Plani aksionar “3-6-9”, është realizuar.
BURIME:
- Реформски „План 3-6-9“ на Владата на РМ (стр.2) [Пристапено на 23.11.2017]
- Официјална веб страна на Влада (20.11.2017) – Преглед на статусот на имплементација на мерките предвидени во Планот 3-6-9 и Наративниот план 3-6-9+ [Пристапено на 23.11.2017]
- Фактографскиот преглед на статусот на имплементација на мерките предвидени во Планот 3-6-9 за првите три месеци (стр.7) [Пристапено на 23.11.2017]
- Отворено Собрание (06.07.2017) – Повторно е реактивиран клубот на пратенички во Собранието на РМ [Пристапено на 23.11.2017]
- Тајм.мк (01.08.2017) – Клубот на пратенички го осуди дискриминаторскиот однос на Меѓународниот атлетски маратон [Пристапено на 23.11.2017]
- А1 он (01.08.2017) – Клубот на пратенички го осуди нееднаквиот третман на жените маратонки во Охрид [Пристапено на 23.11.2017]
- Официјална веб страна на Собрание (26.09.2017) – Градиме мостови на разбирање [Пристапено на 23.11.2017]
- Официјална веб страна на Собранието на РМ – Клуб на пратенички [Пристапено на 23.11.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari