Është ndërtuar gazsjellësi Klleçovce – Shtip

 

Pjesa prej stacionit numër 5 të bllokut Klleçovce (Shtip) do të realizohet në pajtueshmëri me ligjin për realizimin e projektit infrastrukturor për ndërtimin e magjistrales së gazsjellësit, projekti “Kellçovce – blloku i stacionit numër 5” (Shtip) i cili u soll mbi bazë të marrëveshjes mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe qeverisë së Federatës Ruse për shlyerjen e detyrimeve të ish BRSS-së. Në zhvillim e sipër është akti për mbylljen e marrëveshjes pas së cilës pritet të filloj ndërtimi . 

ARSYETIM

Në programin e saj zgjedhorë “E vërtetuar” me të cilin e fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, në pjesën “Gazifikimi i Republikës së Maqedonisë”, në faqe 132, VMRO-DPMNE- premtoi ndërtim të magjistrales së gazsjellësit Klleçovce – Shtip, duke mos dhënë afat të caktuar se kur do të realizohet.

Duke pasur parasysh përfundimin që u arrit gjatë hulumtimit tonë rreth temës, mund të thuhet se ky premtim konsiderohet si i realizuar.

Ndërtimi i gazsjellësit filloi më 14 mars të vitit 2015. Bëhet fjalë për ndërlidhjen me gazsjellësin e Kriva Pllankës – Shkup, me të cilën filloi edhe ndërtimi i gazsjellësit nacional. Në ueb-faqen e Ministrisë së Financave është publikuar informata e përcjellë nga AIM, në të cilën mes tjerash, thuhet:

 Pjesën e parë të gazsjellësit me gjatësi prej 61 kilometër do ta ndërtoj kompania ruse “Strojtransgas”. Investimi kap vlerën prej 75,7 milion dollarësh, prej ku 60 milion vinë nga shlyerja e borxhit. 

Në dhjetor të vitit 2015 në mediume kishte informata që ndërtimi i gazsjellësit Klleçovce – Shtip është duke u zhvilluar me shpejtësi, me ç’rast u lajmërua që gazsjellësi do të përfundojë në qershor të këtij vitit, dhe sasitë e para të gazit do të fillojnë të rrjedhin ose këtë muaj ose në shtator.

Në maj të vitit 2016 mediumet kanë informuar se gazsjellësi vetëm se është ndërtuar, ndërsa puna është duke u finalizuar, tani bëhen kontrolle teknike dhe të zgjidhet kompania e cila do të bëj pranimin teknik. Po ashtu, u lajmërua që ka shumë mundësi që sasitë e para të gazit të fillojnë të rrjedhin këtë muaj, ndërsa konsumatorët e parë të gazit do të jenë kompanitë në Shtip.

Një vërtetim tjetër për atë se gazsjellësi ka përfunduar është ai i 8 majit. Lexojmë që janë duke u bërë matjet e fundit dhe janë duke u përfunduar marrëveshjet me konsumatorët.

 Gazsjellësi Klleçovce – Shtip ka përfunduar. Momentalisht janë duke u bërë edhe kontrollet dhe testimet e fundit dhe në rrjedh e sipër janë bisedimet për lëshimin e gazsjellësit. Pritet që deri në fund të vitit gazsjellësi të ketë konsumatorët e parë.  

Sipas asaj që u vërtetua për ndërtimin e gazsjellësit Kllepovce -Shtip, për përfundimin e të cilit nuk ka pasur afat të definuar, mund të thuhet se premtimi është realizuar.

 

BURIME:

  • Проверено“ – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ 2014-2016 (стр. 132) [Пристапено: 29.06.2016]
  • Вест од МИА на веб-сајтот на Министерство за финансии – Почна изградбата на гасоводот Клечовце – Штип (14.03.2015) [Пристапено: 29.06.2016]
  • Телеграф.мк – ГРАДЕЖЕН ПОДВИГ: Ја поместија и Брегалница за да го постават гасоводот Клечовце-Штип (ФОТО/РЕПОРТАЖА) (26.12.2015) [Пристапено: 29.06.2016]
  • Дневник – Штипски компании од јуни ќе работат на природен гас (02.05.2016) [Пристапено: 29.06.2016]
  • Сител – Потпишан договорот со конзорциум македонски фирми за изградба на гасоводот Штип – Неготино (08.06.2015) [Пристапено: 29.06.2016]

Vlerësuar prej: Sasho Spasoski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *