Deklaratë jokonsekuente e Shilegov për mbeturinat radioaktive në Drislla

 

Kryetari i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov, në intervistë për TV 24, duke folur për problemin e ndotjes në kryeqytet, ju kthye edhe deponisë “Drislla”, duke deklaruar si në vazhdim:

Ekzistojnë spekulime se ka mbetje radioaktive dhe është bërë pjesë e analizave të shumë institucioneve. Problemi me “Drisll-an” do të zgjidhet shumë shpejt

[Burimi: Fokus, Data: 24.11.2017 година]

ARSYETIM:

Deklarata e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov se “ekzistojnë spekulime se në “Drislla” digjen mbetje radioaktive”, e vlerësojmë si jokonsekuente, për arsye se, deklarata e tij, së pari, morri shumë vëmendje në opinion, duke pasur parasysh vet peshën e fjalës “mbetje radioaktive”, dhe se vet pretendimi është spekulim. Së dyti, për shkak se një pretendim i tij, u demantua menjëherë prej vet kryeministrit Zoran Zaev, si dhe prej drejtorit të Drejtorisë për Sigurim ndaj Rrezatimit në Maqedoni dhe prej vet udhëheqësisë së deponisë.

Deklarata e Shilegov se në “Drislla” është e mundshme që të digjet mbetje radioaktive shqetësoi opinioni, ndërsa lajmi në mediume jehoi si bombë. Por, Shilegov menjëherë u demantua prej kryeministrit Zoran Zaev, i cili vetëm një ditë më pas deklaroi se “nuk është absolutisht e vërtetë se në Drislla ka mbetje radioaktive”. 

Më besoni se jo. Nëse ka gjëra të atilla, menjëherë do të intervenojmë. Unë e di se kryetari i Komunës së Shkupit me ekipet juridike i bëjnë të gjitha analizat e kontratës dhe është i detyruar që të më informojë, sepse bëhet fjalë për një investim të huaj në Republikën e Maqedonisë.Ne deri tani kemi pasur informacione më tepër përmes mediave sepse nuk kemi pasur qasje në arkivat e Qytetit të Shkupit. Pas kësaj analize do t’i njoftojmë qytetarët për pjesën juridiko-formale. Absolutisht nuk bëhet fjalë për radioaktivitet ose gjëra të palejuara, të dëmshme, të cilat janë në dëm të qytetarëve. Absolutisht, jo – u shpreh Zaev, transmetoi Fokus. Nuk bëhet fjalë për asgjë radioaktive apo të palejuar që do të dëmtonin qytetarët. 

Reagoi edhe drejtori i Drejtorisë për Sigurim ndaj Rrezatimi në Maqedoni, Svetisllav Gjorgjeviq, i cili duke deklaruar për portalin Sdk.mk u shpreh se mbetja radioaktive e deponisë “Drislla” nuk mund që të shkatërrohet dhe të digjet.

Mbetja radioaktive nuk mund të shkatërrohet ose të digjet, sepse që të zbërthehet me djegie është e nevojshme që të digjet në temperatura shumë të larta. Te ne nuk ka kushte për atë dhe çdo pretendim se në Drislla digjet mbetje radioaktive është spekulim. Kjo mbetje mund të deponohet dhe të ruhet derisa të zbërthehet vet, në varshmëri të periudhës së gjysmëzbërthimit. Një lloj i mbetjeve radioaktive zbërthehet për një orë, një lloj tjetër për tridhjetë vite”, shprehet Gjorgjieviq. 

Demantuan edhe nga vet deponia “Drislla”. Prej aty thonë se prej vet hapjes deri më sot aty nuk është deponuar dhe përpunuar mbetje radioaktive, as që ka mundësi për diçka të atillë. Në përgjigje të pyetjes së Radio Evropa e Lirë, prej Drisllës thonë se punojnë në pajtim me të gjithë rergullativat ligjore në Maqedoni, dhe këtë e vërtetojnë edhe nga kontrollet e inspektimit.

Duke pasur parasysh se pretendimet për djegie të mbetjes radioaktive, tani për tani janë vetëm spekulime, siç tha edhe vet Shilegov, vlerësojmë se deklarata e tij se në Drislla digjet mbetje radioaktive është jokonsekuente. Veçanërisht se një deklaratë e tillë nuk ka mbështetje dhe se kryeministri Zoran Zaev hodhi poshtë një pretendim të atillë së një të pavërtetë absolute.

 

BURIME:

Vlerësoi: Аna Anastasovksa


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *