Çakarovski thotë se transparenca nuk është për opinionin?

Zëvendës ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Goce Çiçarovski, në TV debatin e Telmës e dha këtë deklaratë jokosekuente:

Prej kur kam ardhur në funksion kam dhënë amanetin se ky problem me ilaçet e pacientëve me sëmundje të rralla do ta shpalosim në mënyrë transparente, do të vërtetojmë, nëse me të vërtet ato barna nuk janë në Republikën e Maqedonisë ose kjo bëhet në mënyrë artificiale? Nuk është as vendi e as koha, do ta them këtë në raste të tjera. Të gjithë ne e kemi të njohur, ne që jemi në këtë tavolinë, megjithatë kjo nuk është për opinionin

[Burimi: TV Telma – Top Tema në anën tuaj (min 29-30) , Data: 11.12.2017]

 

ARSYETIM:

Çakarvoski në mënyrë kontradiktore dhe jokonsekuente në dy-tre fjalitë e veçuara informon se do të jenë (ai dhe Ministria) transparent ndaj problemit së mungesës të ilaçeve për sëmundjet e rralla në RM, të cilët janë në listën e ilaçeve dhe të pranuar nga ministria, por ai shton për këtë se (në emision) nuk është as vendi dhe as koha, dhe se në raste të tjera do ta thotë këtë dhe se kjo nuk është për opinionin?!

Zëvendës ministri, propozimin e LSDM-së, i cili më parë në parti udhëhiqte me komisionin për Shëndetësi, është e rekomandueshme që t’i sheh të gjithë deklaratat e Zoran Zaevit, të lexojë edhe njëherë propozimin nga programi i partisë dhe programi i qeverisë për periudhën 2017-2020, dhe në fund, të lexojë edhe deklaratën e tij.

Çakarovski njëherë ose dy herë në emision, i cili zgjati 90 minuta dhe në të cilin diskutohej për aspektet kryesore të problemit, u përvijua me deklarata se ky problem nuk është për tu nxjerrë para opinionit, gjë që është plotësisht jokonsekuente në lidhje me “amanetin” për transparencë të cilin e ai e caktoi vet.

Nëse shihet i gjithë konteksti i deklaratave të Çakarvoskit në këtë emision mund të kuptohet se ai sugjeron se mungesa artificiale e ilaçeve në vend për sëmundje të rralla, në të vërtetë është pjesë e lojërave të korrupsionit nga ana e tregtarëve me shumicë – si një prej dy problemeve të mëdha. Problemi i dytë ka qenë komunikimi i keq dhe vendimet administrative për funksionimin e të gjithë programit për sëmundje të rralla pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa problemi i tretë, që ai nuk e përmend atë në detaje që zëvendësministri njoftoi rritjen e buxhetit për sëmundje të rralla gjatë ribalansit të ardhshëm  të cilin e njoftoi për në mars të vitit 2018.

Sugjerimi se bëhet fjalë për lojëra artificiale (korruptuese) është theksuar shumë qartë nga ana e tij ai thotë “nuk është as vendi, as koha” dhe se kjo “nuk është për tu nxjerr para opinionit”. Ose bëhet fjalë për moskuptimin e zëvendësministrit se çka është opinioni dhe transparenca dhe lufta kundër korrupsionit, ose, Çakarovski ka motive të tjera të mos flasë në mënyrë precize por vetëm të informojë diçka, të cilat vetëm ai i di.

Çakarovski as nuk duhet që të lexojë Programet e Qeveris (faqe 20 – Qeveri e përgjegjshme…), as Programin e partisë së tij (faqe 17 – Shtylla e Parë…), është e mjaftueshme që të lexojë Deklaratën e nënshkruar mbrëmë për Luftën kundër korrupsionit nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe të dëgjojë fjalët e tij:

Institucionet janë këtu që të hetojnë, të pyesin, të sqarojnë, dhe ne si qytetarë dhe bartës të funksioneve publike jemi të obliguar që të përgjigjemi

Kjo fjali nuk nënkupton vetëm institucionet formale, por edhe ato joformale – opinionin dhe mediumet, si përfaqësues dhe ndërmjetësues të opinionit dhe kudo e pranuar në demokraci si qeveri e katërt.

Për shkak të argumenteve të theksuara se Çakarovski, zëvendësministri i Shëndetësisë, dha një deklaratë kontradiktore, duke vepruar në opinion dhe prej këtu të njëjtën e vlerësojmë si jokonsekuente. 

BURIME:

  • ТВ Телма – Топ тема на ваша страна – [Проверено на 12.12.2017]
  • Влада на РМ – Програма на Владата за периодот 2017-2020 – [Проверено на 12.12.2017]
  • Влада на РМ – Премирот Заев: Нула толеранција…- [Проверено на 12.12.2017]
  • СДСМ – За Живот во Македонија 2016 година – [Проверено на 12.12.2017]

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.