VMRO-DPMNE: Xeherore për qymyr në Zhivojnë

Gjatë vitit 2012 do t’i përfundojmë edhe hulumtimet për xeherore të re për qymyr në Zhivojnë, e cila është e nevojshme për jetëgjatësinë e KXE Manastir (“REK Bitolla”). Kjo do të jetë xeherorja e parë në Maqedoni, ku qymyri do të nxirret nëpërmjet mihjes nëntokësore. Vlerësimet fillestare janë se rezervat gjeologjike janë rreth 108 milionë tonë qymyr, ndërsa ELEM-i përgatiti dhe revidoi një projekt për hulumtime plotësuese të detajuara gjeologjike. Deri në fund të vitit 2011 do të fillojnë punët plotësuese hulumtuese, ndërsa deri në fund të vitit 2012 do të përgatitet edhe Projekti kryesor për hapjen e xeherores. Vlerësimet e tanishme janë se në këtë xeherore, ЕLEM-i do të investojë rreth 100 milionë euro, ndërsa realizimi do të fillojë në vitin 2013. [Afati: 2012]

Arsyetimi:

Sipas informatave nga ELEM-i, nën kompetencat e të cilit është vend-ndodhja e qymyrit në Zhivojnë, gjatë vitit 2011 filluan punët hulumtuese për të cilat u investuan 2,8 milionë euro. Këto hulumtime përfunduan kah fundi i vitit 2012 me përgatitjen e elaborateve për rezervat e xeheve. Megjithatë, është vonuar përgatitja e Projektit kryesor për hapjen e xeherores, i cili akoma nuk ka përfunduar, edhe pse afati për këtë tashmë ka kaluar. Sipas kësaj, mund të konstatohet se ky premtim është realizuar vetëm pjesërisht. [Аzhurnuar më: 17.01.2013]

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.