VMRO-DPMNE tregon „trimëri” pas faljes nga presidenti

Gruevski: Jemi të pafajshëm. Foto: skrinshot

Доволно е само да се земе списокот за помилување на Иванов објавен во Службен весник и преобјавен во медиумите, и да се забележи дека на тој список се помилувани многу повеќе раководни лица и политичари на ВМРО-ДПМНЕ, отколку што има политичари на СДСМ, т.е. де факто, само Зоран Заев, лидерот на опозициската партија, припаѓа на врвот на партијата.

 

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi:

Duam të tregojmë këtë. E para, edhe njëherë fuqishëm të distancohemi nga vendimi i presidentit,qëndrimi i tij nuk është në një vijë me angazhimin tonë dhe i ndihmon LSDM-së, në kundërshtim me qëndrimin tonë. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që ai që ka kryer krim duhet të përgjigjet për atë. E dyta, askush nga VMRO-DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ndalohen proceset. Edhe për shkak të sjelljes jo profesionale të PSP-aë dhe qëndrimit të njëanshëm duke mbajt drejtpërdrejtë anën e LSDM-së, jemi të bindur që me procedurë ligjore do të tregojmë të vërtetën për faktin që paditë penale dhe procedurat hetimore kundër funksionarëve tonë janë pjesë e kampanjës së LSDM-së 

[Burim: Republika, Data: 14.06.2016]

 

ARSYETIM:

Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë në mandate të vazhdueshme në periudhë prej 10 vitesh, në një konferencë për shtyp me datë 14.05.2016 dha një deklaratë të pasaktë dhe jo konsekuente për vendimin e presidentit Ivanov për falje të një numri të madh të politikanëve të përfshirë në krizën dhe në hetimin e Prokurorisë Speciale.

 Gruevski pohon që VMRO-DPMNE, “edhe një herë fuqishëm distancohet” nga vendimi i cili është në kundërshtim me angazhimet e partisë dhe e cila “i ndihmon LSDM-së”.

Që të vërtetohet pasaktësia e kësaj deklarata nuk ka nevojë që të argumentohet shumë. Është e mjaftueshme të merret lista e faljeve nga Ivanov e publikuar në Gazetën Zyrtare dhe më pas  e publikuar edhe në mediume, dhe të vërehet që në këtë listë janë falur shumë më shumë udhëheqës dhe persona nga VMRO-DPMNE, se sa nga nga LSDM-ja, de fakto, Zoran Zaev, lideri i partisë opozitare,është kryetar i partisë.

Kjo vjen në shprehje edhe më shumë nëse analizohet numri i procedurave për të cilat janë amnestuar persona nga kryesia e VMRO-DPMNE-së, në krahasim me politikanët e opozitës. Për shembull, i përjetshmi i dikurshëm nga VMRO-DPMNE, Mile Janakievski, është falur për 16 vepra penale, Nikolla Gruevski për 7, ndërsa Sasho Mijallkov, ish shefi i DSK-së dhe kushëri i Gruevskit, për 6 vepra.

Sa i përket pjesës së dytë të deklaratës që, “askush në VMRO-DPMNE nuk ndjehet fajtor dhe nuk dëshiron të ndërpriten procedurat”, si dhe ajo që “jemi të bindur që me procedurë të drejtë do të tregojmë të vërtetën dhe faktin që paditë penale kundër funksionarëve dhe procedurat e hapura hetimore janë kampanjë e LSDM-së“. mund të vlerësohet edhe si jo konsekuente.

Jo për shkak se i gjithë opinioni ekspertëve vendor mendojnë që pikërisht VMRO-DPMNE qëndron pas këtij veprimi të Ivanov, por nëse në  të vërtet ato janë të bindur për dëmin e vendimit, ato kanë mundësi që të bashkohen me partitë politike si dhe iniciativat, rrjedhimisht  kanë mundësi- mos e pranojnë vendimin, të vlerësojnë së është i paligjshëm sepse ka lëshime në ligje dhe Kushtetutë… Por, Gruevski përkundër asaj që “nuk pajtohet me vendimin”, konfirmon që ky vendim është ligjor dhe kushtetues dhe kinse nga kjo përfitim ka vetëm LSDM-ja.

Për shkak të argumenteve të paraqitura më lartë, deklaratën e Gruevskit e vlerësojmë si të pavërtetë dhe jo konsekuente.

 

Vlerësoi: Teo Bllazheski

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.