VMRO-DPMNE: Subvencionet për vitin 2012

Për vitin 2012 planifikojmë të vazhdojmë me subvencionimin e konsiderusheëm të sektorëve më të rëndërsishëm bujqësorë, që do të rritet në mënyrë plotësuese te numri më i madh i produkteve, edhe atë:

  • duhani 60 den/kg
  • kulturat e drithit, të industrisë dhe të furës, 9.000 den/ha (plus 3.000 den/ha për shfrytëzimin e farës së certifikuar), ndërsa për orizin dhe lulediellin, 12.000 denarë/ha
  • rritja e gjedhëve 2.800 den./gjedhë dhe 3,5 den./litër qumësht plus
  • dele 1.000 den./dele dhe 3,5 den./litër qumësht delesh
  • dhi 900 den./dhi dhe 3,5 den./litër qumësht dhish
  • pemë dhe perime 28.000 den./ha dhe 2,0 den./kg prodhim që do të dërgohet në industrinë për përpunimin e ushqimit
  • rrush për verë për fidane të përhershme 40.000 den./ha
  • bletët 600 den./familje të shënuar
  • mbjellja e fidaneve të reja të rrushit: 140.000 den./ha për verë dhe 160.000 den./ha për ushqim, dhe 100.000 den./ha për pemë.

Përveç kësaj, dukshëm do t’i rrisim mjetet buxhetore për përkrahje të zhvillimit rural që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për përmirësimin e aftësisë konkurruese, duke e mbuluar gjysmën e harxhimeve të investimeve për modernizimin e prodhimtarisë bujqësore, tregtisë dhe përpunimit.

Do të vazhdojmë me politikën e stimulimit të prodhuesve organikë, si dhe për prodhuesit që fusin standarde të tregut për kualitet GLOBALGAP. Do të vazhdojmë me subvencionimin e polisës për sigurim të sipërfaqeve bujqësore dhe harxhimeve për analiza kimike dhe pedologjike të tokës, me qëllim të hudhjes së drejtë të plehrave. Bujqit e regjistruar do të marrin subvencion më të lartë se sa subvencioni fillestar për së paku 5%, bujqit e ri dhe gratë deri në 40 vjet do të marrin 10%  më tepër, ndërsa për vendet malore subvencioni rritet për 15%.

Arsyetim:

Të gjitha masat e parapara në këtë premtim janë përfshirë në Programin për përkrahje financiare të bujqësisë për vitin 2012. [Аzhurnuar më: 15.05.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.