VMRO-DPMNE: Subvencione për 670 milionë euro
Do të vazhdojmë ta rrisim përkrahjen e fuqishme financiare për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Këtë vit do ta përmbushim pagesën e premtuar të subvencioneve në vlerë prej 115 milionë eurove. Për katër vitet e ardhshme, për bujqit do të sigurojmë edhe 585 milionë euro të tjera.
- Për 2011 – 115 milionë euro
- Për 2012 – 130 milionë euro
- Për 2013 – 135 milionë euro
- Për 2014 – 140 milionë euro
- Për 2015 – 150 milionë euro
Sikurse edhe deri tani, përkrahja do të sigurohet për stimulimin e produketeve bujqësore me kualitet të lartë dhe me potencial për eksport (duhani, vreshtaria, prodhimi i pemëve dhe i perimeve, ruajtja e deleve dhe dhive, prodhimi organik), por edhe për produktet me produktivitet më të ulët, që janë të rëndësishme për sigurimin e ushqimit kryesor të popullates, sikurse kulturat e drithit dhe qumështi i lopës. Në këtë mënyrë, gradualisht do të krijohen kushte për eksport edhe më të madh, por edhe për zvogëlim të importit të produkteve deficitare ushqimore dhe zëvendësimin e importit me prodhimtari më të madhe vendore.
Arsyetim:
Për vitin 2011 janë paguar 115 milionë eurot e parapara për subvencione të bujqësisë. [Аzhurnuar më: 15.05.2012]
Sipas Programit për përkrahje financiare të bujqësisë për vitin 2012, janë paraparë 6.93 miliardë denarë ose 113 milionë euro për subvencione në bujqësi gjatë vitit 2012. [Аzhurnuar më: 15.05.2012]
Linke:
- Ministria për bujqësi, pyylltari dhe menaxhim me ujërat: Programi për përkrahje financiare të bujqësisë për vitin 2012. [Qasur më: 15.05.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari