VMRO-DPMNE: Specializime për mjekë jashtë vendit

Për mjekët që do të pranohen në studime profesionale specialistike në klinikat universitare të 100 universiteteve të para në botë, sipas rang-listës së Shangajit Xhio Tong, do të sigurohen bursa për specializim dhe qëndrim. Me këtë masë, këtyre studentëve do t’u mbulohen harxhimet për specializim në klinikat universitare të universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe në botë, pas kryerjes së të cilit do të kenë për obligim që së paku 10 vjet të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë në Republikën e Maqedonisë,ndërsa në të kundërtën do të duhet t’i paguajnë shtetit kompensim në vlerë të trefishtë të bursës së marrë. Njohuritë dhe përvoja që do ta fitojnë ata, do të kontribuojë për përforcimin e kompetencave specialistike si, zhvillimin e veprimtarisë shkencore-hulumtuese në Republikën e Maqedonisë nga lëmia  e mjekësisë, si dhe ndërtimin e lidhjeve të përhershme për arsim dhe bashkëpunim shkencor dhe profesional me këto klinika universitare me renome. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë, në bashkëpunim me Ministrinë për shëndetësi. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.