VMRO-DPMNE: Sistemi për përcjellje të indikatorëve të OECD-së

ВМРО-ДПМНЕ: Систем за следење на индикаторите ОЕЦДSistemi informatik për përcjelljen e indikatorëve të OECD-së do të paraqesë vegël që do të mundësojë përpunim të vazhdueshëm, të lehtë, të besueshëm dhe efektiv të të gjitha të dhënave statistikore të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë. Do të përcillen: 1. Indikatorët për rezultatet e institucioneve arsimore dhe ndikimin e mësimit, 2. Resurset financiare dhe njerëzore që janë investuar në arsim, 3. Qasja në arsim, pjesëmarrja dhe përparimi, si dhe 4. Kushtet për mësim dhe organizimi i shkollave. Rezultati nga përpunimi i të dhënave do të jetë në formë të raporteve të tipizuara, të cilat do të mundësojnë krahasim të qartë dhe të thjeshtë të indikatorëve të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë me indikatorët në vendet e tjera të OECD-së Në perspektivë, raportet do të japin një bazë të paanshme dhe objektive për marrje të vendimeve në arsim, planifikim të reformave, financimin, evaluim të rezultateteve të arritura nga reformat, realizim të hulumtimeve shkencore në sferën e arsimit në të gjitha nivelet e përfshira me indikatorët e OECD-së. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.