VMRO-DPMNE: Sistem i integruar shëndetësor informatik dhe kartelë elektronike shëndetësore

Do ta finalizojmë projektin për kompjuterizimin e plotë të sistemit shëndetësor që realizohet në disa faza, me qëllim përfundimtar zëvendësim të librezave shëndetësore dhe kartonave të kaltër me kartela të reja elektronike dhe futjen në përdorim të dosjes mjekësore elektronike për çdo qytetar, futje të ueb-portalit të centralizuar që do t’i përmbajë të gjitha informatat e nevojshme për subjektet e kyçura në sistemin shëndetësor dhe do të shërbejë për informim më të shpejtë dhe më kualitativ të qytetarëve dhe sigurim të ndihmës adekuate mjekësore. Këto dy projekte kruciale për sistemin shëndetësor mundësojnë përfitime të shumta për të siguruarit dhe faktorët e sistemit shëndetësor:

  • Qasje e mjekut në gjendjen e përgjithshme dhe historinë e pacientit. Diagnozat e përcaktuara do të jenë më kualitative, mjekët nuk do t’i parashtrojnë pyetjet e njëjta, do të ketë më pak pacientë të revoltuar, do të mundësojë më tepër kohë për shërimin e pacientëve, do të shkurtohet koha për pritje për kontroll;
  • Heqje prej përdorimit e versioneve prej letre të kartonave shëndetësorë dhe ditarëve ambulantorë. Me këtë do të mundësohet më tepër kohë për aplikimin e terapisë, futje të të dhënave në formë elektronike vetëm një herë (e jo si deri tani në disa vende në formë të letrës), zvogëlim i harxhimeve të punës;
  • Heqje prej përdorimit e receptit në formë të letrës – me receptin elektronik, terapia e përgjithshme e pacientit do të shkruhet në system dhe në kartelën elektronike. Në këtë mënyrë, pacienti në farmaci do ta japë vetëm kartelën elektronike dhe do ta marrë terapinë që e ka përshkruar mjeku amë. Efekti do të jetë kursim i kohës dhe eliminim i gabimeve të padëshiruara;
  • Me këtë mundësohet reagim me kohë i shërbimeve për ndihmë të shpejtë për gjendjen e përgjithshme të pacientit, sëmundjet kronike, alergjitë për të cilat pacienti nuk është në gjendje të përgjigjet, nuk është i vetëdijshëm, gjegjësisht me terapi adekuate për SHPËTIMIN E JETËS SË NJERIUT.

[Afati: viti 2020 – për sistem plotësisht të integruar shëndetësor informatik]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.