VMRO-DPMNE: Sistem bashkëkohor të sigurisë kombëtare

Do të finalizojmë procesin në kuadër të kornizave ligjore që do të shërbej si bazë për ndërtimin e një sistemi bashkëkohor të sigurisë kombëtare, e cila lejon koordinimin dhe bashkëpunimin në mes shërbimeve të sigurisë, ku secili prej subjekteve do të ketë të përcaktuar qartë rolet dhe përgjegjësitë (afati: viti 2009).

Arsyetimi:

Janë miratuar një numër i ndryshimeve të ligjeve në këtë fushë që çon në plotësimin e kuadrit ligjor, në mes të cilave edhe plotësimi i Ligjit për policinë, ndryshimi i Ligjit për prokurorin publik, ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për parandalimin e korrupsionit, ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për shpëlarje të parave dhe të ardhura tjera nga akte kriminale dhe financim të terrorizmit, ndryshimi, plotësimi dhe pastrimi i tekstit të Ligjit për përndjekje të komunikimit, ndryshimi, plotësimi dhe pastrimi i tekstit të   Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.