VMRO-DPMNE: Shkolla efikase në aspekt të energjisë

Efikasiteti energjetik i objekteve publike është problem global në botë, e te ne veçanërisht vjen në shprehje te shkollat. Në fakt, numri më i madh i ndërtesave shkollore janë të vjetra, nuk janë mirëmbajtur, me mobilje të vjetra, sisteme të mbyllura të ngrohjes, e me vetë këtë edhe jashtëzakonisht joefikase. Prandaj, do t’i përkushtohemi krijimit të shkollave efikase në aspekt të energjisë dhe të qasshme. Kjo do të thotë se, edhe në rekonstruksionet edhe në ndërtimet, do t’i japim theks të veçantë kualitetit të izolimit të objekteve që të mund të konzervohet pjesa më e madhe e energjisë dhe të sigurohet temperaturë stabile për punë, si dhe qasje për personat me nevoja të veçanta arsimore. Më tej, kjo duhet të përcillet me zëvendësim të burimeve klasike të deritanishme të energjisë, të cilat janë të shtrenjta dhe joekologjike, duke u orientuar nga  eksploatimi i burimeve të rigjenerueshme të energjisë që është trend gjithkund të botën e zhvilluar. Me këtë investim do të kontribuohet në zvogëlimin e të dhënave publike për energjenset e objekteve shkollore, gjegjësisht do të kursehet në harxhimet për rrymë, naftë, dru dhe të ngjashme. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: i shënuar në projektin “Ndërtojmë dhe rindërtojmë shkolla”. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.