VMRO-DPMNE: Shërbim shumëfunksional i patronazhit

Në kuadër të shtëpive të shëndetit do ta avancojmë me pajisje dhe do ta ekipojmë në mënyrë plotësuese shërbimin polivalent (shumëfunksional) të patronazhit, e me këtë do ta përmirësojmë kualitetin e shërbimeve dhe vënien e tyre në dispozicion të gjithë popullаtës. Shërbimin polivalent i patronazhit është shërbim mobil që hynë brenda në shtëpi të pacientit që të sigurojë mbrojtje preventive dhe shëruese shëndetësore për nënën, fëmijën dhe anëtarët e tjerë të familjes. Me zhvillimin e tij adekuat, revitalizimin, pajisjen dhe koordinimin me të gjithë mjekët dhe shërbimet e shëndetësisë primare, kujdesi primar për gjithë popullatën do të sillet në shtëpitë e pacientëve. Prandaj, do të sigurojmë bashkëpunim të domosdoshëm efikas ndërmjet mjekëve të zgjedhur në shëndetësinë primare dhe në shërbimet preventive. Do ta rrisim numrin e motrave medicinale të patronazhit me arsim të lartë, të cilat do të kenë pajisje të standardizuar për sigurimin e më tepër shërbimeve shëndetësore për popullatën dhe furnizim me një numër plotësues të veturave për kryerje të vizitave shtëpiake, në bashkëpunim me shërbimet preventive. Ato do të jenë dorë e zgjatur e specialistëve për mjekësi familjare në ndjekjen e gjendjes shëndetësore të paceintëve, me ç’rast do të jenë vegël kyçe në sistemin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në çdo shtëpi. Këto shërbime do të japin përkujdesje mjekësore themelore, gjegjësisht kryerje të kontrollimeve sistematike në mjedise pasive, kujdes për persona të pamundur, përkujdesje të kategorive të rrezikuara në aspekt social dhe kontroll të të sëmurëve kronikë. Për qytetarët e sëmurë, këto shërbime do të ofrojnë terapi në shtëpitë e tyre, si për shembull, kontrollim të varave, terapi amulare dhe kujdes për shëndetin e pacientëve deri në shërimin përfundimtar. Bartës: Ministria për shëndetësi. [Afati: prill 2013]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.