VMRO-DPMNE: Rruga Shtip – Strumicë

ВМРО-ДПМНЕ: Патен правец Штип – СтрумицаMe shndërrimin e rrugës Shtip – Strumicë në nivel të rrugës eksprese me gjatësi prej rreth 70 kilometrave, do të krijohet një lidhje më kualitative e Maqedonisë Lindore edhe atë të pjesës së saj jugore  me atë veriore, si dhe me Shkupin. Trasa fillon prej mbikalimit te vendi Tri Çeshmat dhe vazhdon drejt juglindjes deri te rruga rajonale për në Negotinë, ku planifikohet një mbikalim, dhe vazhdon për në Radovish. Rruga magjistrale në ndërtim, Radovish – Strumicë dhe pjesa e re e ndërtuar e magjistrales janë përfshirë në planin e rrugës eksprese. Projekti parasheh ndërtimin e rrugës me 2 korsi me gjerësi prej 3,75 metrash dhe dy korsi të ngadalshme me gjerësi prej 2,5 metrash. Vlera e projektit vlerësohet të jetë 250 milionë euro. Mjetet planifikohet të sigurohen me hua nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe me kofinancim nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati për ndërtim: 2014 – 2020]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.