VMRO-DPMNE: Rruga rajonale Makedonski Brod – Prilep

Ky aks rrugor rajonal e lidh Prilepin me vendbanimet Ropotovë, Debresh dhe Makedonski Brod, ndërsa nëpërmjet rrugëve të tjera rajonale ndërlidhet edhe me rrugën për te manastiri Treskavec, për te komuna e Dollnenit, Samokovit, Pllasnicës dhe Vraneshticës. Vlera e projektit është 4,6 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar me hua nga Banka botërore, si dhe një pjesë është kofinancim kombëtar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: qershor 2011]

Arsyetim:

Rekonstruimi i këtij aksi rrugor ka filluar në prill të vitit 2009. Nuk ekzistojnë informata për atë se kur është përfunduar dhe kur është lëshuar në përdorim, por prej dhjetorit të vitit 2011, rekonstruimi i këtij aksi rrugor është finalizuar.

Rekonstruimi i këtij aksi rrugor është shënuar si i përfunduar në Llogaridhënien e Ministrisë për transport dhe lidhje të R. të Maqedonisë për vitin 2011.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.