VMRO-DPMNE: Resnje-Markova Noga, pjesa prej Makazit deri në Dollno Dupeni

Rekonstruksioni i këtij aksi në gjatësi prej 37,5 kilometrash është me rëndësi të veçantë për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe ekonomisë në rajonin e Prespës. Me rekonstruksionin e këtij aksi do të mundësohet lidhje më kualitative ndërmjet vendbanimeve Podmoçan, Gërnçar, si dhe lagjen turistike Pretor. Ky aks rrugor, nëpërmjet disa rrugëve rajonale dhe lokale, lidhet edhe me vendbanimet Bella Cërkva, Slivnicë, Lubojnë, Kurbinovë, Krani, Shtërbovë dhe Dollno Dupeni. Vlera e projektit është 4,7 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar me hua nga Banka botërore, si dhe një pjesë nga kofinancimi kombëtar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë. [Afati: qershor 2011]

Arsyetim:

Rekonstruksioni i aksit rrugor Makazi-Markova Noga, filloi më 26 maj të vitit 2009.

Në kuadër të rekonstruksionit, gjatë viteve 2010 dhe 2011 u rekonstruan pjesë të ndryshme të këtij aksi rrugor.

Sipas deklaratave të popullatës lokale nga Resnja dhe Prespa, aksi rrugor Makazi-Markova Noga, ka përfunduar në kuadër të afatit të premtuar, dhe është lëshuar në përdorim.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari