VMRO-DPMNE: Renovimi dhe konservimi i shumë fasadave në Shkup, Manastri, Krushevë, Kratove dhe qytete të tjera

Për këtë qëllim, nga buxheti i Ministrisë për kulturë, për çdo do të sigurohen mjete për renovim dhe konservim të katër deri në pesë fasadave në Shkup, Manastir, Krushevë dhe qytete të tjera. Me realizimin e aktiviteteve të parapara do të ruhet autenticiteti i arkitekturës së vjetër qytetare në shumë qytete të vendit tonë. Bartës: Entet dhe muzetë e qyteteve të lartëpërmendura. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Ministresha për kulturë, Elizabeta Kançevska Milevska, deklaroi se në fazën e parë të këtij projekti, deri në fund të viti do të konzervohen dhe restaurohen pesë objekte në Shkup, Kratovë, Prilep, Manastir dhe Krushevë. Оbjektet do të fitojnë fasadë të re autentike, ballkone, parmakë dhe dritare të renovuara. Pas përgatitjes, analiza do t’i dorëzohet Qeverisë së RM-së, me qëllim që të përcaktohet plani dhe dinamika për ruajtjen, konservimin, restaurimin dhe prezantimin e fasadave në pjesët e tjera të qytetit. [Аzhurnuar më: 04.05.2012]

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari