VMRO – DPMNE: Rehabilitim, mbindërtim dhe rekonstruim i stacioneve më të mëdha hekurudhore
Me rehabilitim dhe rekonstruim të një pjese të stacioneve hekurudhore aktuale në Korridorin 10 dhe degën 10-b në pajtim me praktikat e mira të BE-së, mundësohet shërbim më kualitativ dhe më i shpejtë për udhëtarët, do të inkuadrohen sisteme bashkëkohore të sinjalizimit dhe informimit të udhëtarëve dhe do të mundësohet siguri më e madhe në perone, dhe vëmendje e veçantë do t’u kushtohet njerëzve me nevoja të veçanta të cilëve do t’u lehtësohet hyrja në objekt dhe lëvizja brenda tij. Projekti i përfshin stacionet hekurudhore në Veles, Prilep, Manastir, Gjevgjeli, Bogomillë, Çashkë, Tabanovce, Demir Kapi, Gradsko, Negotinë – Vardar, dhe do të financohet me IPA mjete. Buxheti: vlera e kalkuluar 2,5 milionë euro (Afati: 2014 – 2015)
Arsyetim:
Në Mars të 2015 Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski informoi se në fillim të Prillit 2015 do të fillojë rikonstruimi i stacionit hekurudhor në Veles, si dhe i nëntë stacioneve të tjerë përgjatë Korridorit 10. Janakieski tha se afati për rekonstruimin e dhjetë stacioneve hekurudhore është një vjet.
„Disa do përfundohen më parë e disa më vonë, varësisht nga ajo se çfarë është paraparë për ndërtim, gjegjësisht rekonstruim. Kompania ndërtimore është zgjedhur dhe pres mbikëqyrësi i ndërtimit të zgjidhet gjatë muajit Mars. “[Azhurnuar më: 15.03.2015]
Rekonstruimi i dhjetë stacioneve hekurudhore duhej të fillojë deri në fund të vitit 2014. Tani për tani ka vetëm një lajmërim se muajin e ardhshëm (prill) duhet të fillojë rinovimi i stacionit hekurudhor në Veles. Njëkohësisht, deklarata e ministrit thekson se do të tejkalohet afati i projektuar për realizimin e tërë projektit (2015). Kështu që mund të thuhet se edhe ky premtim zgjedhor është jokonsekuent.
Linqe:
- Burimi: E vërtetuar – Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE (2014-2018) ( Infrastrukturа, faq.69)
- http://www.mojotizbor.mk/images/programi2014/vmro-2014.pdf
- Kurir (06.03.2015): Në prill do fillojë rikonstruimi i dhjetë stacioneve hekurudhore [Qasur më: 15.03.2015]
- http://www.kurir.mk/makedonija/vesti/192030-Vo-april-ke-pocne-obnovata-na-deset-zeleznicki-stanici?utm_source=feedburner&utm_medium=feed&utm_campaign=Feed%3A+kurir%2Fmakedonija+%28%D0%9A%D1%83%D1%80%D0%B8%D1%80++%D0%9C%D0%B0%D0%BA%D0%B5%D0%B4%D0%BE%D0%BD%D0%B8%D1%98%D0%B0%29
- Bild (06.03.2015): Rikonstruimi i stacioneve hekurudhore fillon në prill [Qasur më: 15.03.2015]
- http://www.build.mk/?p=43467
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari