VMRO-DPMNE: Regjistër elektronik për persona që kanë ndalesë për kryrje të veprimtarisë

Transferimi i të dhënave në formë elektronike për personat të cilëve u ësht shqiptuar ndalesa për kryerjen e veprimtarisë është me rëndësi për heqjen nga përdorimi të kësaj procedure. Do të kërkojmë që gjyqet të përgatisin regjistër elektronik që do t’i përmbajë këto të dhëna. Të dhënat do të jenë në dispozicion të Regjistrit qendror, i cili do të mund menjëherë ta kontrollojë saktësinë e deklaratave të themeluesve të firmave. Afati: nëntor 2008.

Arsyetim:

Regjistri i personave fizikë dhe juridikë të cilëve u është shqiptuar ndalesa për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose obligimit dhe ndalesa e përkohshme për kryerjen e një veprimtarie të caktuar është libër publik që pparaqet bazë të vetme elektronike të të dhënave që përmban të dhëna nga evidenca e sanksioneve kundërvajtëse të gjyqeve të shkallës së parë për persona fizikë dhe juridikë të cilëve u është shqiptuar sanksioni për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose obligimit dhe ndalesa e përkohshme për kryerjen e një veprimtarie të caktuar të përcaktuara me Ligjin për kundërvajtje (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 62/06, 69/06 dhe 157/09).

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari