VMRO-DPMNE: Qendra për dhënie të ndihmës në kushte shtëpiake për personat e paaftë

Planifikojmë hapjen e Qendrave për dhënie të ndihmës në kushte shtëpiake për personat e paaftë dhe personat e tjerë të moshuar në komunat e: Gazi Babës – Afati: 2011, Çairit – Afati: 2012, qytetin e Shkupit – Afati: 2011, Karposhit – Afati: 2012, Velesit –Afati: 2013 dhe Tetovës – Afati: 2014, duke i shfrytëzuar të gjitha resurset e mundshme të vetëqeverisjes lokale dhe organizatat qytetare, për t’u mundësuar jetesë më kualitative personave të moshuar në kushte shtëpiake. Bartës: Ministria për punë dhe politikë sociale nëpërmjet Qendrave për punë sociale, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe sektorin joqeveritar. Buxheti: 12 milionë.

Arsyetim:

Nuk ekzistojnë informata se në vitin 2011 janë hapur qendra të këtilla në Gazi Babë dhe në Shkup.

Më 30.03.2012, Ministria për punë dhe politikë sociale e Republikës së Maqedonisë, Qyteti Shkupit dhe Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit, nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim, për hapjen e dy qendrave të reja për dhënie të ndihmës në kushte shtëpiake. Këto qendra ditore duhet të vendosen në Çair dhe në Qendër. Sipas paralajmërimeve, ndërtimi i tyre do të duhet të zgjasë 12 muaj. [Аzhurnuar më: 09.04.2012]

Rezultati: Gazi Babë – e parealizuar / Çair dhe Shkup – pjesërisht e realizuar.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.