VMRO-DPMNE: Qendër për thirrje dhe informim në Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat
Do të hapim qendër për thirrje dhe informim në Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujërat. Bujqit dhe shfrytëzuesit e tjerë të politikave të bujqësisë do të munden më shpejtë dhe më saktë t’i marrin të gjitha informatat e nevojshme në telefonin pa pagesë, për cilëndo qoftë lëmi që është në kompetencë të ministrisë, ndërsa Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe të zhvillimit rural, do të sigurojë disa linja që do të vihen në dispozicion të plotë për informata të shpejta për bujqit sa i përket pagesës së subvencioneve. [Afati: shtatori 2011]
Arsyetim:
Qendra për thirrje dhe informim është hapur më 07.09.2011.
Bëhet fjalë për një central bashkëkohor telefonik, nëpërmjet të së cilës, me kërkimin e numrit 02/3097-460, gjegjësisht prefiksit 1, mund të merren informata për pagesat e drejtpërdrejta në bujqësi. Me kërkimin e prefiksit 2 mund të merren informata për përkrahjen financiare të zhvillimit rural, peshkatarisë dhe akua-kulturës, ndërsa me kërkimin e prefiksit 3, ofrohen informata që kanë të bëjnë me programin IPARD. – Televizioni Sitel
[Аzhurnuar më: 19.04.2012]
Linke:
- Televizioni Sitel (07.09.2011): Hapet Qendra për kontakte për mjetet e programit IPARD dhe subvencionet në bujqësi. [Qasur më: 19.04.2012]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari