VMRO-DPMNE: Projekti “Socializimi i hershëm”

Në Republikën e Maqedonisë përfshirja e fëmijëve në institucionet parashkollore është shumë e vogël në krahasim me vendet e tjera të botës. Sipas analizës së përgatitur nga zyra e UNICEF-it në Shkup, Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Ministria për arsim dhe shkencë, vetëm 24% e fëmijëve të moshës pesëvjeçare janë të përfshirë në arsimin parashkollor. Në kuadër të sistemit global edukativo-arsimor në numrin më të madh të vendeve të botës, edukimi dhe arsimi parashkollor ka trajtim dhe rëndësi të njëjtë me nënsistemet e tjera. Qasja e njëjtë dhe përfshirja maksimale e fëmijëve të moshës parashkollore me forma dhe programe nga më të ndryshmet, të dizajnuara sipas trendeve bashkëkohore dhe njohurive më të reja shkencore nga fusha e zhvillimit të hershëm fëmijëror në një shoqëri multikulturore, do të kontribuojnë në mësimin e njohurive kyçe parashkollore, ngritjen e kualitetit të programeve për edukim parashkollor dhe procesit mësimor në arsimin fillor, si dhe në përmirësimin e kualitetit të përgjithshëm të arsimit. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë. Buxheti: 600 milionë denarë. [Afati: shtator 2014]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.