VMRO-DPMNE: Projekti “Qendra për trajnim”
Duke e pasur parasysh se trajnimi i vazhdueshëm i arsimtarëve është njëri nga kushtet kryesore për ngritjen e kualitetit të procesit edukativo-arsimor, arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve do t’u sigurojmë qasje më të madhe te profesionistët, duke u ofruar shërbime profesionale në kuadër të qendrave për trajnim. Do të formojmë qendra për trajnim me përbërje nga Byroja për zhvillimin e arsimit, edhe atë në Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë dhe në Strumicë. Në atë mënyrë, arsimtarët dhe prindërit nga të gjitha rajonet do të kenë mundësi të barabartë për qasje te përkrahja dhe ndihma këshilldhënëse-profesionale. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë, Byroja për zhvillimin e arsimit. Buxheti: 3 milionë denarë në vit. [Afati: 2014]
Arsyetim:
Premtimi është duke u hulumtuar.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari