VMRO-DPMNE: Projekti “Matematika me logjikë”

Gjatë viteve të kaluara, rezultatet e nxënësve tanë në kuadër të studimeve ndërkombëtare për matematikë (TIMSS, viti 2003) ishin nën rezultatin mesatar ndërkombëtar për nxënës. Gjithashtu, gjatë dhënies së provimit të maturës shtetërore, në vitet e kaluara, një numër i vogël nxënësve u përcaktuan për dhënie të provimit nga matematika, veçanërisht të nivelit të avancuar. Mu për këtë, konsiderojmë se është me rëndësi të përforcohet mësimi i matematikës në shkolla, por jo duke shtuar përmbajtje të reja dhe duke i ngarkuar programet, por me një qasje të re në mësim. Në shkollat fillore do të organizojmë trajnime për arsimtarët se si ta ligjerojnë matematikën në mënyrë më efikase, duke përdorur strategji dhe mjete mësimore nga më të ndryshmet, ndërsa nxënësit do të nxiten të mendojnë në mënyrë logjike dhe të mos zhvillojnë rezistencë ndaj kësaj lënde. Për përgatitjen e programeve të reja mësimore dhe doracakëve për mësim do të sigurojmë 600 mijë denarë, ndërsa për trajnimin e arsimtarëve do të sigurojmë 2,4 milionë denarë. [Afati: 2015]

Arsyetim:

Premtimi është duke u hulumtuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.