VMRO-DPMNE: Projekti “Këshillimi i prindërve – shkolla e prindërve”

Me implementimin e këtij projekti do të mundësohet përforcim i komponentës edukative nëpërmjet kyçjes aktive të prindërve në këtë proces dhe këshillimin e tyre për zhvillimin e suksesshëm të fëmijëve të tyre – nxënësve. Një prind i interesuar dhe i informuar rezulton me arsimim më kualitativ dhe më të lartë të fëmijës së tij. Në një kohë kur, me gjasë, janë humbur shumë norma dhe vlera etike, dhe kur është në rritje tëhuajësimi ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, potencimi i lidhjes ndërmjet prindërve dhe shkollës është njëri nga segmentet më të rëndësishme për zhvillimin edukativo-arsimor të fëmijëve dhe për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen për çdo ditë të gjitha subjektet që janë të kyçura në arsim dhe në procesin arsimor. HAPAT E ARDHSHËM TË PROGRAMIT PARAZGJEDHOR TË VMRO-DPMNE-SË 2011-2015 Këshillimi i prindit do të realizohet në kuadër të një protokoli të caktuar në mënyrë të rreptë, i cili do të përgatitet nga psikologë dhe psikiatër, dhe do të ketë për qëllim këshillimin e prindit për atë se çfarë qasje duhet të ketë ai gjatë edukimit të fëmijës së tij. Do të zhvillohet një rrjet i decentralizuar i psikologëve, të cilët do t’u ndihmojnë fëmijëve, nxënësve, prindërve, edukatorëve dhe arsimtarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte në arritjen e nivelit kualitativ të zhvillimit personal, psikologjik, social, kulturor dhe edukativo-arsimor të fëmijëve. Me anë të kësaj mase do t’i kyçim prindërit përsëri në sistem dhe do të mundësojmë interesim më të madh të tyre për zhvillimin e komponentës edukative dhe realizimin e saj në arsimin fillor dhe të mesëm. Bartës: Ministria për arsim dhe shkencë, shërbimi pedagogjik. Buxheti: 2 milionë denarë. [Afati: shtator 2014]

Arsyetim:

Nga shtatori i vitit 2011, nëpër shkolla fillon implementimi i projektit “Shkolla e prindërve”, i cili, sipas ministrit për arsim dhe shkencë, Nikolla Todorov, ka për qëllim t’i nxisë dhe t’i kyçë prindërit në procesin arsimor të fëmijëve të tyre. Prindërit e nxënësve që kanë sjellje të dobët, nota të dobëta, që marrin pjesë në rrahje, në të ardhmen do të duhet të vijnë në të ashtuquajturat shkolla për prindër ose këshillimore për prindër. Dënimi për moshkuarje në këto këshillimore është 200 euro.

Linke:

Vlerësuar nga: Natalija Peshiq

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.