VMRO-DPMNE: Programe preventive për përmirësimin e shëndetit

Do t’i vazhdojmë dhe do ta rrisim numrin e programeve dhe projekteve ekzistuese, si dhe të atyre preventive që kanë për qëllim përmirësimin e shëndetit të grave (“Munde kancerin me mendjemprehtësi”), fëmijëve, të moshuarve (kontrolle mjekësore dhe testime falas), të cilat i zbaton Ministria për shëndetësi. Afati: në mënyrë të vazhdueshme.

Arsyetim:

Instituti për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe të fëmijëve – IMSHNF ka publikuar se gjatë viteve 2007 dhe 2008 ka zbatuar programe dhe projekte me qëllim të përmirësimit të shëndetit të grave dhe të fëmijëve, në bashkëpunim me Minsitrinë për shëndetësi.

Fushata “Munde kancerin me mendjemprehtësi” është zbatuar nga Lobi i grave të Maqedonisë, Ministria për shëndetësi e RM-së (Shtëpia e shëndetit – Shkup), Komisioni për mundësi të barabarta ndërmjet burrave dhe grave pranë Kuvendit të RM-së dhe Klubi i grave parlamentare, gjatë viteve 2007 dhe 2008 nëpërmjet ngjarjeve në qytete të ndryshme, si Dibër, Strugë, Resnjë, Sveti Nikollë

Kontrolle mjekësore falas për qytetarët nga institucionet e shëndetit publik janë zbatuar në

Sipas artikullit “Ndërpritet mamografia falas” në Dnevnik, më 01.01.2011:

“Ministria për shëndetësi e ndërpreu praktikën që të sigurojë vizita mjekësore falas, me të cilën gjatë gjashtë viteve të kaluara për dhjetë herë u rrit numri i të kontrolluarve – nga 3.500 në vitin 2004 në 35.000 gra që janë inçizuar nëpërmjet programit preventiv. Nga Minsitria përsëri premtojnë kontrolle mamografike falas, mirëpo duke filluar nga 1 qershori.

Menjëherë pas Vitit të Ri, më 3 janar, edhe në Klinikën për radiologji në Shkup kanë filluar të kërkojnë nga pacientët që të paguajnë për inçizimin e gjinjve.”

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.